Qeveria shqiptare do të futë taksën e rrafshtë

06/04/2007

Duke shpresuar të krijojë një klimë tërheqëse për investimet, qeveria shqiptare ka në plan t'i bëjë normat e taksave midis më të ultave në Evropë.

Nga Jonilda Koçi për Southeast European Times në Tiranë – 06/04/07

photo

Kryeministri shqiptar Sali Berisha. [Getty Images]

Në një orvatje për të nxitur rritjen dhe për të përmirësuar klimën e biznesit, administrata e kryeministrit shqiptar Sali Berisha ka në plan një rregullim të madh të sistemit të taksave. Ndryshimi më i madh është kalimi në një taksë të rrafshtë.

"Që nga 1 janari 2008, Shqipëria do të ketë zbatuar sistemin e taksës së rrafshtë 10%, një nga më të ultat në Evropë," i tha Berisha një takimi komuniteti biznesi në fund të marsit.

Taksat e korporatave, aktualisht 20% do të përgjysmohen. Kontributet e sigurimeve shoqërore nga bizneset po ashtu do të shkojnë në 10%. Qeveria dhe mbështetës të tjerë të reformës thonë se kjo do të zgjerojë bazën e taksueshme dhe do të thjeshtojë administratën e taksave, duke e bërë Shqipërinë një vend më të lehtë për të investuar.

Sipas ministrit të financave Ridvan Bode, ndryshimet do të shpien në një sistem fiskal më të rregulluar. "Taksa e rrafshtë ndihmon eliminimin e arbitrazhit potencial midis taksës së korporatës, taksave të dividentëve dhe taksës së të ardhurave," thotë ai.

VAT dhe taksat e tjera do të reduktohen gjithashtu gradualisht me qëllim që të miklojnë investitorët, shtoi ministri.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Kritikët thonë se nga ndryshimet do të përfitojnë kryesisht bizneset dhe të kamurit dhe ato do të kenë pak ndikim mbi shumicën e shqiptarëve si dhe do të ndëshkojnë të varfërit. Me heqjen e sistemit progresiv të taksave, thonë ata, njer[zit me të ardhura të ulta do t'i shohin taksat e tyre të shkojnë lart, ndërsa një numër i vogël me të ardhura të larta do të gëzojë një fitim të papritur.

Në të kaluarën, FMN ka qenë e matur për planifikimet e reduktimit të taksave në Shqipëri. Këtë herë, megjithatë, ajo duket më e pranueshme, me kusht që rregullimi të kombinohet me më tepër mbledhje efektive të ardhurash.

"Ne do të negociojmë me qeverinë shqiptare rreth reduktimit të taksave, në vartësi të mbledhjes së taksave," i tha shtypit përfaqësuesja e FMN, An Margaret Vestin.

Qeveria e kryesuar nga Partia Demokratike ka futur reduktime të ndryshme taksash gjatë dy vjetëve të fundit. Më të rëndësishmet e tyre kanë qenë reduktimi i kontributeve të sigurimeve shoqërore prej bizneseve nga 29 në 20% dhe një ulje e taksave në bizneset e vogla.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Raporti i të drejtave të njeriut vë në dukje diskriminim e krime të urrejtjes në rajonRaporti i të drejtave të njeriut vë në dukje diskriminim e krime të urrejtjes në rajon

Shkeljet e të drejtave të njeriut vazhdojnë në rajon, sipas një raporti të fundit nga Amnesty International.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Këshilli i Evropës thotë se ka prova të mjaftueshme se partia Agimi i Artë mbështet dhunën që Greqia t'a ndalojë partinë, por Athina ka kundërshtuar. A duhet të ndalohet Agimi i Artë?

Po.
Jo.
Nuk e di.



shih rezultatet Shto koment