29/03/2007
Pjesë të mbetura të anijeve pirate ilire janë gjetur rreth 8m nën ujë në moçalet afër me Mostar, sipas arkeologëve.
Nga Denis Dzidiç për Southeast European Times në Sarajevë – 29/03/07
![]() Zhytësi boshnjak Esad Humo filmoi nën ujë një video me atë që ai beson se janë pjesët e mbetura të dy anijeve ilire që janë mbytur në moçalet e Hutovo Blato afër me Mostarin rreth 2,200 vjet më parë. [Getty Images] |
Ilirët e hershëm, të cilët lulëzuan në Ballkanin Perëndimor mijëra vite më parë, thuhet se ishin ndërtues anijesh, lundërtarë dhe -- me siguri -- pirat të zotë, por asnjë provë materiale e kësaj nuk është gjendur. Kjo është deri tani.
Në një nga zbulimet arkeologjike më sensacionale në vitet e fundit në Ballkan, një profesore e Universitetit të Sarajevës dhe ekipi i saj deklarojnë se ata kanë gjetur pjesët e mbetura të dy anijeve ilire të mbytura.
"Ato janë anijet e para ilire të kësaj epoke që zbulohen,” deklaron Dr Snjezana Vasilj.
Ato gjenden rreth 8m nën ujë në moçalet e Hutovo Blato afër me qytetin jugor boshnjak të Mostar dhe besohet se kanë qenë të përfshira në pirateri, tregti ose ka mundësi në të dyja. Karakteristikat e konstruksionit sugjerojnë origjinën e tyre ilire, deklaroi Vasilj.
"Është një fakt i njohur që ilirianët ishin piratë,” deklaroi ajo. “Ata vidhnin nga anijet romake dhe greke dhe kjo është një lloj anije që ata përdornin. Mund të supozojmë që ilirët janë ndjekur dhe u fshehën këtu. Ka mundësi që ata të jenë gjetur dhe mbytur.
Përveç anijeve, ekipi i Vasilj gjeti më shumë se 70 artifakte, po ashtu dhe një shtizë romake. Shtatë varre nga një fis ilir i njohur si Daors u gjetë po ashtu aty afër, po ashtu dhe ajo që mund të ketë qenë një shtëpizë ilire.
"Artifaktet që ne gjetëm ka mundësi të ishin rezultati i grabitjes,” sipas profesores. Megjithatë gërmimet janë të kufizuara në vendin e anijeve, ajo thotë se ekipi planifikon të studiojë një zonë më të gjerë në të ardhmen.
Mbasi u njoftua zbulimi, oficerët e policisë nga territori lokal u thirrën të mbronin zonën, e cila u plaçkit gjatë viteve të fundit. Zona “duhet të vihet nën kontrollin e menjëhershëm të shtetit”, deklaroi Esad Humo, një anëtar i ekipit arkeologjik.
Një propozim për atë qëllim është në shqyrtim, sipas presidentit të Komisionit të Mirëmbajtjes të Monumenteve Kombëtare të Bosnje-Hercegovinës, Dubravko Lovrenoviç.
Gjetja në Hutovo Blato është një “zbulim i mrekullueshëm dhe veçanërisht i rallë”, deklaroi Predrag Novakoviç, sekretari i përgjithshëm i Shoqatës Evropiane të Arkeologëve.
"Të dhënat historike na tregojnë neve se në mijëvjeçarin e parë P.K. ndërtimi i varkave dhe lundrimi ishte i zhvilluar në lindje të Detit Adriatik, por anijet nga ajo periudhë janë një gjë shumë e rallë dhe secila prej tyre përfaqëson një perlë,” i tha ai agjencisë së lajmeve FENA.
Ilirët ishin fise nomade që pushtuan pjesët e Ballkanit që prej Epokës së Hekurit deri në Erën Tonë. Pas pushtimit të romakëve, ata u shpërndanë ose u asimiluan dhe në kohën kur erdhën fiset sllave në këtë zonë në shekujt 5 dhe 6, kanë pasur gjithçka por janë zhdukur.
Shumë studiues besojnë se shqiptarët janë pasardhësit e tyre dhe se gjuha shqiptare -- e cila përfaqëson degën e saj unike të familjes së gjuhëve Indo-Evropiane -- e ka prejardhjen nga ilirishtja e lashtë. Por të tjerë kundërshtojnë këtë teori, duke pretenduar lidhje midis shqiptarëve dhe trakët ose dakët antik.