Raport: përfitimet e paligjëshme në Malin e Zi janë spastruar nëpërmjet pronave të paluajtëshme

26/03/2007

Autoritetet në Podgoricë thonë se ato po zbatojnë masat për të gjurmuar më nga afër tregun.

Nga Nedjeljko Rudoviç për Southeast European Times në Podgoricë – 26/03/07

photo

Tregu i pronave të patundëshme në Malin e Zi është bërë një strehë për pastruesit e parave. [Getty Images]

Kreu i zyrës së qeverisë për financimin e terrorizmit dhe pastrimit të parave, Predrag Mitroviç, tha më parë këtë muaj se zyra e tij po përforcon kontrollin e vet mbi tragun e pronave të patundëshme si pjesë e luftës kundër pastrimit të parave.

Prona e patundëshme është biznes i madh në Malin e Zi. Rreth kryeqytetit, Podgoricës, ndërtimi dhe restaurimii ndërtesave komerciale, me zyra, apartamente e dyqane luksoze, është një pamje e rëndomtë, ashtu si rimodelimi dhe përtëritja e banesave personale.

Sipas raportit të departamentit të shtetit, megjithatë, ky sektor është gjithashtu një vend i favorshëm për pastrimin e parave.

"Investimi nga individë dhe biznese të huaja në pronën e patundëshme të shternjtë përgjatë bregut të Malit të Zi, ka ngritur çmimet dhe ka dhënë shqetësime rreth burimit të fondeve të përdorura për këto investime," thotë Raporti i Kontrollit të Narkotikëve 2007, lëshuar në 1 mars.

Policia dhe prokuroria nuk janë inkurajuar të hetojnë lëvizjet e pronës së patundëshme për shkak se sistemi gjyqësor nuk është i përgatitur të merret me pasojën, thoshte dokumenti.

Ai i kërkon Malit të Zi të "forcojë legjislacionin për të ngritur kapje më të shpejta të pasurive dhe regjime konfiskimesh si edhe për të ngritur nivelin e aftësisë së tij për të forcuar inteligjencën kriminale dhe teknikat hetuese."

Sipas departamentit të shtetit, Mali i Zi vazhdon të ketë një treg të zi të ndjeshëm për kontrabandimin e mallrave. Të ardhura të paligjëshme vijnë gjithashtu nga tregtia e drogës, korrupsioni, evazioni fiskal, krimi i organizuar dhe lloje të tjera të krimit financial.

Mitroviç thotë se qeveria ka në plan t'i kushtojë vëmendje të posaçme gjurmimit të marrëveshjeve të pronës së patundëshme. "Përveç detyrimit [ligjor] për të ndjekur dhe analizuar raportet që vijnë në të bankën tonë të të dhënave, ne po formojmë një bankë shtesë të dhënash [që do të] përmbajë kopje të kontratave tregtare të pronës së patundëshme," i tha ai medias lokale.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Ai la të kuptohej për një nismë të re për të përftuar kompetencat me qëllim që të kontrollohet tregtia e pronave të patundëshme si edhe të ndihmohet identifikimi i pronarëve realë të kompanive që janë futur në tregti në Malin e Zi.

Sipas të dfhënave zyrtare, në 2005, 14 raste të pezulluara të pastrimit të parave janë paraqitur në departamentin përkatës. Në 2006, u dërguan 29 raste, ndërsa këtë vit janë tetë raste deri tani.

Partitë opozitare thonë se se është bërë shumë pak dhe me ritëm shumë të ngadalshëm. "Problemi nuk mund të fshihet më," tha Nebojsha Medojeviç, kreu i partisë opozitare Lëvizja për Ndryshim.

Gjetjet e raportit do të pengojnë investitorët e huaj nga ardhja në Malin e Zi, paralajmëroi Medojeviç. Ai tha se tre investitorët e mëdhej, Shtetet e Bashkuara, Gjermania dhe Italia kanë një rol të papërfillshëm në Malin e Zi.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment