Tubacioni i ri do të sjellë naftën ruse në Mesdhe

19/03/2007

Greqia dhe Bullgaria nënshkruan një marrëveshje historike me Moskën javën e kaluar mbi një tubacion lidhës të debatuar gjatë midis Burgasit dshe Aleksandropolis. Megjithse ai do të rritë furnizimet e naftës në Evropë, disa thonë se projekti do të mundësojë kontrollin rus mbi më tepër struktura të enrgjisë së kontinentit.

Nga Gabriela Preda për Southeast European Times – 19/03/07

photo

Ministri rus i energjisë Viktor Kristenko (majtas), ministri grek i zhvillimit Dimitris Soufas (në mes) dhe ministri bullgar i zhvillimit rajonal Asen Gagauzov bashkojnë duart të enjten (15 mars) pas nënshkrimit të marrëveshjes së tubacionit. [Getty Images]

Dy vende evropiane juglindore janë bërë zyrtarisht ndërmjetës të privilegjuar të Moskës në tregun e transportit evropian të naftës. Të enjten (15 mars), Bullgaria dhe Greqia nënshkruan një marrëveshje me Rusinë për të ndërtuar një tubacion të ri për transportin e naftës ruse në Mesdhe.

Ai do të lidhte portin bullgar të detit të Zi të Burgasit me portin grek mesdhetar të Aleksandropolis duke mundësuar transportin e naftës ruse për në Perëndim duke ju shmangur ngushticave tepër të ngarkuara të Bosforit.

Presidenti rus Vladimir Putin, kryeministri bullgar Sergej Stanishev dhe kryeministri grek Kostas Karamanlis ndoqën një ceremoni nënshkrimi në Athinë duke mbyllur deri 15 vjet negociata mbi tubacionin 279 km. Sipas medias dhe ekspertëve rajonalë, marrëveshja do të ofrojë një rritje për ekonomitë e vendeve.

Në të njëjtën kohë, megjithatë, ajo rrit edhe më vartësinë e energjisë së Evropës nga Rusia e cila ndërkohë furnizon një të tretën e naftës së Evropës dhe 40% të gazit natyror. Disa ndërprerje në furnizime nga Rusia kanë ndodhur si një rezultat i mosmarrëveshjeve midis Moskës dhe ish republikave sovjetike që shërbejnë si rrugë tranzite.

Ndërtimi i tubacionit Burgas-Aleksandropulos është vendosur të nisë në 2008 dhe do të kushtojë rreth 709 milion euro. Një konsorcium i kompanive ruse të kontrolluara nga shteti, Transneft, Rosneft dhe Gazprom, do të kenë 51% të aksioneve të tubacionit ndërsa kompanitë greke e bullgare do të ndajnë pjesën tjetër.

Putin tha se tubacioni me 600,000 barrele në ditë do të mbushet me naftë nga zhvillimet e reja në Rusi dhe Azinë Qendrore pa prekur furnizimet në të tjera kanale eksporti. Furnizime të papërpunuara, ndoshta gjithashtu nga Kazakistani, do të transportohen me anije nga porti rus Novorosijsk në Burgas dhe pastaj nga Aleksandropolis në tregjet e botës.

Ndërsa shpejton transportin e naftës së papërpunuar, tubacioni pritet gjithashtu të reduktojë ngjeshjen e tankerave të naftës në ngushticat e Bosforit dhe Dardaneleve. "Bazuar në densitetin në rritje të trafikut detar në detin e Zi të mbyllur dhe sasitë shtesë të naftës të eksportuara nga rajoni, është me rëndësi tepër të madhe t'i jepet një përparësi e lartë alternativës së transportit me tubacione," tha komisioneri i energjisë i BE, Andris Piebalgs, duke shprehur shqetësimin ndërkombëtar rreth kërcënimit të aksidenteve detare.

Sipas raporteve nga media lokale, Greqia beson se ujdia e vë atë dhe Bullgarinë në hartën e energjisë së botës. "Ajo do të ndihmojë gjithashtu tregjet ndërkombëtare me akses të përmirësuar ndaj naftës në një kohë kur energjia është shqetësim global bazë," tha kryeministri grek Kostas Karamanlis.

Mundësi të ndryshme tubacioni kanë qenë menduar me vite ndërsa prodhimi i naftës zgjerohet në basenin e detit Kaspik. Zyrtarët e BE kanë folur gjithashtu rreth shumëllojshmërisë së burimeve të energjisë të kontinentit.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading