Turqia heq ndalimin e YouTube

12/03/2007

Përdoruesit turq të internetit mund të hyjnë përsëri në sajtin popullor të videos tani që video fyese është hequr dhe një vendim gjyqi për ndalimin është hequr.

Nga Ahmet Gormez për Southeast European Times në Ankara – 12/03/07

photo

Përdoruesit turq të internetit që hyjnë në YouTube panë këtë mesazh të gabuar. [Ahmet Gormez]

Pas një ndalimi të shkurtër vënë nga një gjykatë e Stambollit, YouTube mund të kapet prapë nga përdoruesit turq të internetit. Ahter Kutadgu, kreu i korporatës së komunikacioneve për Telekomin turk tha në një konferencë shtypi të premten (9 mars) se një gjykatë turke i kishte thënë kompanisë së tij se kufizimet qenë hequr.

Uebsajti popullor i videos qe bllokuar që nga një vendim gjykate të mërkurën. Përdoruesit e internetit qenë të ndaluar nga aksesi në atë sajt për shkak se ai mbante video që fyenin themeluesin e Turqisë moderne, Mustafa Qemal Ataturk. Sipas ligjit turk është e ndaluar të "fyesh turqizmën" apo të shpifësh për Ataturk, emri i të cilit do të thotë "baba i turqve".

Përdoruesit turq të uebit që u përpoqën të vizitojnë sajtin të mërkurën dhe të enjten, panë në vend të tij një mesazh që u thoshte se aksesi qe pezulluar "në përputhje me vendimin No. 2007/384 të datës 06.03.2007 të gjykatës së parë penale të paqes".

Video që provokoi ndalimin qe postuar në sajt nga një grek. Ishte një animacion kompjuteri që përdorte gjuhë tepër të hapur dhe e përshkruante Ataturk si homoseksual.

Animacioni ishte batarja e fundit në atë që u përcaktua si një "luftë virtuale" midis përdoruesve grekë e turq të YouTube, me disa raste videosh të postuara me synimin e dukshëm për të fyer e inatosur palën tjetër.

Të tjerë shembuj përfshijnë një video të avionëve F-16 turk e grek që ndjekin njeri tjetrin dhe postimit të episodit përfundimtar të shfaqjes së TV "I shpëtuari: Turqia dhe Greqia," e cila mbaroi me fitoren konkurruese të turkut ndaj rivalit të tij grek.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

YouTube është një sajt nga më popullorët midis përdoruesve të internetit në botë, me pothuajse 70 milion vizitorë çdo ditë. Në vendimin e saj për të ndaluar sajtin, gjykata e Stambollit tha se do ta rivendoste aksesin pas konfirmimit se video qe hequr.

"Ne nuk jemi në gjendje të themi në se veprimi i YouTube ishte fyerje, në se ishte mirë apo gabim. Një vendim gjykate na u propozua dhe ne po bëjmë atë që thotë vendimi i gjyqit," tha kryetari i telekomit turk Pol Doani pasi u vu ndalimi.

"Interneti është një fenomen ndërkombëtar dhe ndërsa teknologjia mund të sjellë mundësi të mëdha dhe akses në informacionin global, ai mund të paraqesë gjithashtu sfida të reja dhe unike kulturore," tha YouTube në një deklaratë pas vënies së ndalimit. "Ne respektojmë autoritetet në Turqi dhe jemi të vendosur të punojmë me ta për ta zgjidhur këtë. Ne duhet të vemë në dukje megjithatë, se video në fjalë nuk është më në sajt."

Incidenti ka ndezur reagime të ndryshme në Turqi. 'Në qoftë se ata na fyejnë, atëhere ne duhet të bllokojmë aksesin në sajt, me qëllim për të patur një efekt financiar," thoshte një përdorues. Të tjerë, megjithatë, nuk qenë dakord duke thënë se masa qe ngritur deri në censurë.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment