Komuniteti boshnjak i tronditur rreth breshërisë së të shtënave në Utah

23/02/2007

Boshnjakëve në Shtetet e Bashkuara dhe në Bosnje dhe Herzegovinë (BiH) ju desh kohë të mblidhnin veten nga dhuna e kryer nga një i ri boshnjak në Solt Lejk Siti.

Nga Denis Xhidiç për Southeast European Times në Sarajevë – 23/02/07

photo

Sulejman Taloviç, 18 vjeç, qëlloi e vrau pesë vetë në një qendër tregtare në Sollt Lejk Siti, Utah në 12 shkurt. [AFP]

Vrasjet e kohëve të fundit të pesë kalimtarëve të pafajshëm në një qendër tregtare në Sollt Lejk Siti, Utah, nga Sulejman Taloviç, 18 vjeç, tronditën boshnjakët në të dy anët e oqeanit. Komuniteti e ka dënuar me forcë atë që duket si të shtëna më kot.

Në 12 shkurt, thotë policia, Taloviç zuri të qëllojë në një qendër tregtare, duke vrarë pesë vetë dhe duke plagosur katër të tjerë përpara se të qëllohej për vdekje nga një polic jashtë shërbimit.

Presidenti i Shoqërisë Boshnjake-Amerikane, Mladen Mariç druhet se tragjedia mund të ketë pasoja negative mbi komunitetin boshnjak në Shtetet e Bashkuara. "Ne nuk kemi ide pse ndodhi kjo dhe vetëm koha do ta tregojë se si do të prekë kjo tragjedi komunitetin tonë," i tha ai medias boshnjake.

"Ne nuk kemi ndonjë detaj të asaj çka ndodhur, por komuniteti ynë është shumë i hidhëruar rreth ngjarjes" tha Nizdara Peçenkoviç, president i Bashkimit të Studentëve Boshnjakë në Sollt Lejk Siti.

Kryetari i bashkisë së Sollt Lejk Siti, Roki Anderson kërkoi të risiguronte komunitetin. Duke kritikuar ata që u turrën kundër emigrantëve boshnjakë në bloge, e-mail dhe telefona, ai paralajmëroi kundër hedhjes në "përfundime të padrejta e fyese" thjesht për shkak se është përfshirë një musliman.

"Governatori (Jon) Huntsman ka shpresë se banorët do ta shohin këtë si një veprim të izoluar nga një person i çekuilibruar mendërisht dhe të mos e përdorin atë për gjykim të pandershëm ndaj krejt komunitetit," tha Majkëll Mouer, një zëdhënës për Hunstsman.

Halla e Taloviç, Ajka Omeroviç mohoi çdo motiv fetar për krimin. "Ne jemi muslimanë, por nuk jemi terroristë."

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Lajmi për breshërinë e të shtënave tronditi të afërmit e Taloviç në fshatin e lindjes në BiH. Rexho Taloviç, një kushëri i largët që e njihte Sulejman që nga fëmijëria, thotë se ai "vinte nga një familje e heshtur dhe e qetë, dhe unë nuk mund ta besoj se ai ka qëlluar dikë. Mbeta krejt pa mend kur e dëgjova."

"Unë e njoh krejt familjen Taloviç. Është vështirë të besohet se djali i Suljos vrau tërë ata njerëz," tha Omer Johiç, një fqinj i mëparshëm.

Suljo Taloviç, babai i vrasësit, foli për median e SHBA. "Është shumë e dhimbshme. Kam dhimbje për tim bir. Kam dhimbje për çdo të vrarë e të plagosur. Më vjen keq për gjithsecilin."

Trupi i Sulejman Taloviç do të dërgohet më pas këtë muaj për varrim në BiH.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment