Ligjbërësit e BE të ndarë rreth projekt-raportit të Kosovës

20/02/2007

Një projekt-raport i Parlamentit Evropian mbi të ardhmen e Kosovës që përmendte fjalën "pavarësi" pritet të ndezë debat midis ligjbërësve të BE muajin e ardhshëm.

(The Guardian, Blic - 20/02/07; EUobserver, European Parliament, AP, Reuters, DPA, Beta, B92 - 19/02/07)

photo

Një raport i hartuar nga deputeti hollandez i PE, Joost Lagendijk thotë se Parlamenti Evropian "mbështet pikëpamjen se Kosovës i duhet dhënë pavarësia, dhe se sovraniteti i saj, gjatë një periudhe kohore, duhet të kufizohet nga një prani ndërkombëtare." [Getty Images]

Përdorimi i fjalës "pavarësi" në një projekt-raport mbi të ardhmen e Kosovës pritet të bëhet një pikë kundërshtimi midis anëtarëve të Parlamentit Evropian (PE) muajin tjetër.

PE "mbështet pikëpamjen se Kosovës i duhet dhënë pavarësia dhe se sovraniteti i saj duhet, gjatë një periudhe kohore, të kufizohet nga një prani ndërkombëtare" lexohet në raportin e hartuar nga deputeti hollandez i PE Joost Lagendijk nga Grupi i të Gjelbërve të legjislaturës.

Por sipas raporteve të hënën (19 shkurt), shumë ligjbërës janë kundër shkuarjes së BE një hap më tej se ajo që i dërguari i posaçëm i OKB-së Marti Ahtisaari ka përshkruar në propozimin e tij për një zgjidhje të çështjes së statusit të Kosovës. Plani i Ahtisaarit parashikon një vetëqeverisje të mbikqyrur ndërkombëtarisht për krahinën e cila është ligjërisht ende pjesë e Serbisë. Ai nuk përmend fjalën pavarësi.

Raporti i Lagendijk argumenton se pavarësia është "zgjidhja e vetme e qëndrueshme" për Kosovën, pasi do t'i japë asaj hyrje në institucionet financiare ndërkombëtare dhe do ta lejojë të lëvizë në udhën e vet për integrimin evropian. Në të njëjtën kohë, "sovraniteti i kufizuar nën mbikqyrjen ndërkombëtare është i nevojshëm me qëllim që të mbështetet karakteri shumëetnik i Kosovës dhe për të mbrojtur interesin dhe sigurinë e popullatës serbe dhe pakicave të tjera etnike," thotë drafti.

Bazuar në reaksionet e përzjera ndaj raportit të tij, deputeti hollandez i PE tregoi gadishmërinë e vet ta rifomulonte atë, për të siguruar që të marrë mbështetjen e duhur për miratim.

E vetmja diferencë që ai sheh midis raportit të vet dhe propozimit të Ahtisaarit është se i dërguari i OKB-së "nuk e quan atë pavarësi dhe unë e quaj," tha Lagendijk.

Komiteti i çështjeve të jashtme të PE voton mbi raportin e Lagendijk në 13 mars. Konsultimet me zyrtarët e Beogradit dhe Prishtinës mbi propozimin e Ahtisaarit fillojnë në Vienë këtë javë, të mërkurën dhe do të zgjasin deri në 2 mars. Tetë ditë më pas, një takim i nivelit të lartë do të mbahet në kryeqytetin austriak për të finalizuar propozimin e Ahtisaarit dhe për ta paraqitur atë në këshillin e Sigurimit të OKB-së përpara fundit të marsit.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Bisedimet e Vienës megjithatë, nuk pritet të çojnë në një marrëveshje midis zyrtarëve serbë e shqiptarë të Kosovës pasi të dy palët kanë treguar se kanë në plan t'i përmbahen qëndrimeve të tyre.

Shqiptarët e Kosovës që përbëjnë 90% të popullsisë 2 milionëshe të krahinës, po kërkojnë pavarësi të plotë nga Serbia. Beogradi është kundër me forcë ndaj pavarësisë së Kosovës dhe kundërshton haptazi propozimin e Ahtisaarit.

Duke pranuar "pak probabilitet" që bisedimet e Vienës të shpien në një kompromis, ndihmësi i Ahtisaarit, Albert Rohan tha se "nuk kishte alternativë ndaj propozimit të OKB-së".

"Serbia nuk humbet asgjë me planin e Ahtisaarit sepse Kosova nuk ka qenë nën rendin serb që nga viti 1999," është cituar ai t'i thoshte gazetës austriake Kurier. "Ne dëshirojmë të krijojmë kushtet në të cilat populli i Kosovës të jetojë i sigurt dhe normalisht. Në qoftë se serbët e Kosovës e konsiderojnë propozimin tonë pa paragjykim, ata nuk do të gjejnë arsye ta hedhin poshtë atë."

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment