Industria e naftës e BiH bëhet private

15/02/2007

Republika Srpska ka përfunduar një nga ndërmarrjet më të rëndësishme të privatizimit deri tani, duke shitur dy nga rafineritë shtetërore dhe një rrjet pikash karburanti.

Nga Vlatko Vukotiç për Southeast European Times në Banja Luka – 15/02/07

photo

Presidenti i Zarubezhneft, Vladimir Ivanoviç-Kushnarev (majtas) dhe kryeministri i Republika Srpska Milorad Dodik cakrojnë gotat në ceremoninë nënshkruese më parë këtë muaj. [Getty Images]

Pas disa vjet rënieje, rafineria shtetërore në Brod, rafineria e vakit të motorave në Modricë dhe rrjeti i pikave të karburantit Petrol ju shitën firmës ruse NeftegazInCor, një degë e Zarubezhneft.

Kryeministri i Republika Srpska Milorad Dodik dhe presidenti i Zarubezhneft Vladimir Ivanoviç-Kushnarev ndoqën ceremoninë e nënshkrimit në Banja Luka në fillim të këtij muaji, duke përfunduar një marrëveshje që ka qënë duke u përpunuar që nga gushti 2006.

Çmimi i shitjes ishte 119 milion euro: 42 milion euro për 80% të aksioneve të rafinerisë, 67 milion euro për 75.6% të rafinerisë së vajit të motorave dhe 10 milion euro për Petrol dhe 80 pika të tij.

Pronari i ri është gjithashtu i detyruar të investojë 970 milion euro gjatë katër vjetëve dhe të garantojë prodhimin në rafinerinë e Brod, dikur një nga kompanitë më të suksesëshme të Bosnje dhe Herzegovinës deri sa u gjymtua nga një borxh 150 milion euro. Projektin dhe të gjitha investimet e planifikuara i financon Vnesheconombank.

Sipas kontratës së shitjes, gjysma e borxhit të fabrikës do të mbulohet nga blerësi në nëntë vjetët e ardhëshme, ndërsa borxhet komerciale do të paguhen nga çmimi i kapitalit. Pronari i ri duhet të paguajë gjithashtu pagat e prapambetura që u detyrohen punonjësve të cilët do të mbahen në punë deri sa të përfundojnë riparimet në rafineri. Zyrtarët thonë se kjo do të jetë online brenda gjashtë muajve të ardhshëm.

Me Brod përsëri në punë, niveli aktual i prodhimit të naftës së papërpunuar në RS pritet të rritet në 1.2 milion ton deri në 2010.

Një nga detyrat që i del blerësit të ri do të jetë sjellja e rafinerisë në përputhje me standardet evropiane. Ndërkohë, qeveria dhe këshilli i ministrave pritet të lejojnë shitjet e karburantit me një përqindje më të madhe squfuri, krahasuar me ato standard.

Ndërkohë, do të prodhohet gjithashtu evrodizel me standard të lartë dhe do të përdoret si bazë për prodhimin e vajit të motorave. Kjo nga ana e vet, do të nxisë që rafineria e vajit të motorave në Modricë të rritë prodhimin.

NeftegazInCor shpreson të marrë të gjithë tregun e naftës së BiH i cili konsumon 1.5 milion ton naftë në vit. Me kapacitetet gati të trefishuara, rafineria do të jetë në gjendje të sfidojë lojtarët kryesorë rajonalë, INA të Kroacisë dhe MOL të Hungarisë për ndarje të tregut.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading