14/02/2007
Një plan për të transportuar naftën kaspike nëppër Bullgari e Maqedoni për në portin shqiptar të Vlorës është pranë për t'u bërë realitet.
Nga Marina Stojanovska për Southeast European Times në Shkup --14/02/07
![]() Ndërtimi i tubacionit pritet të fillojë në 2008. [Getty Images] |
Marrëveshja e tubacionit AMBO hoqi një tjetër pengesë muajin e shkuar, ndërsa ministrat e ekonomisë nga Shqipëria, Bullgaria dhe Maqedonia nënshkruan një marrëveshje në Shkup që parashikon që ndërtimi të nisë vitin e ardhshëm. Nafta e parë pritet të pompohet nëpër tubacion në 2011.
"Ka plot punë përpara," tha presidenti i AMBO, Ted Ferguson. "Duhen kryer studimet mjedisore dhe duhen marrë lejet e ndërtimit në mënyrë që ndërtimi të nisë në fund të 2008."
Ngritur në 1994, projekti AMBO ka mbetur pezull prej vitesh pasi paqëndrushmëria rajonale dhe konfliktet i mbajtën investitorët larg. Ndërkohë, tubacioni Baku-Tbilisi-Cejhan ja uli vlerën.
Vrulli më së fundi u mblodh në korrik 2003, me nënshkrimin e një marrëveshjeje nga presidentët e Shqipërisë, Maqedonisë dhe Bullgarisë. Në 27 dhjetor 2004, kryeministrat e të tre vendeve nënshkruan një deklaratë politike pasuar nga një memorandum mirkuptimi midis përfaqësuesve të vendeve dhe Fergusonit.
Në 30 tetor 2006, Shqipëria dhe Maqedonia nënshkruan një protokoll për pikat e hyrjes së tubacionit , fshatin shqiptar Steblevë dhe fshatin maqedonas Lakaica. Një protokoll i ngjashëm midis Bullgarisë dhe Maqedonisë u nënshkrua më pas në 2006.
Tubacioni do të pompojë naftën kaspike nga porti bullgar Burgas nëpër Maqedoni për në Vlorë nga ku do të transportohet në vendet evropiane dhe SHBA. Katër stacione pompimi, dy në Bullgari dhe nga një në Maqedoni e Shqipëri do të ndërtohen përgjatë rrugës.
Tubacioni do të jetë i gjatë 894 km, me 273 km që kalojnë nëpër Maqedoni. Ai pritet të ketë një kapacitet prej 750,000 barrele nafte në ditë. Tranziti vjetor i naftës së papërpunuar do të jetë 30-40 milion ton dhe i gjithë investimi do të shkojë në 1.2 miliard $. Rreth 80%e fondeve janë dhënë deri tani. Ferguson tha se nuk priten vështirësi në sigurimin e pjesës tjetër të financimit.
"Vendet e përfshira drejtpërsëdrejti në realizimin e tubacionit do të përfitojnë nga pagesat e tranzitit të transportit të naftës të cilat llogariten në 30 milion $ mbi bazë vjetore për Maqedoninë," tha minnistrja maqedonase e ekonomisë Vera Rafajlovska. "Tubacioni do të krijojë gjithahshtu vende të reja punedhe do të nxisë zhvillimin ekonomik në rajon."
Për ministrin shqiptar Genc Ruli, projekti ka një ndikim më të gjerë. "Tubacioni do të kontribuojë në zhvillimin e integruar dhe stabilitetin në rajon jo vetëm lidhur me energjinë, por edhe më gjerë," tha ai.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes