24/01/2007
Parlamenti emëron gjykatësit në Malin e Zi ndërsa qeveria përcakton buxhetin e tyre dhe luan gjithashtu një rol në sigurimin e godinave të tyre. Kritikët si brenda dhe jashtë vendit thonë se duhen reforma të mëdha për të garantuar pavarësinë gjyqësore dhe për ta sjellë sektorin në përputhje me standardet e BE.
Nga Nedjeljko Nudoviç për Southeast European Times në Podgoricë -- 24/01/07
![]() Prokurorja e shtetit Vesna Medenica thotë se vonesat e gjykatave shpien në ndërprerjen e rasteve. [Dosje] |
Ministrat e jashtëm të BE i kërkuan Malit të Zi të hënën (22 janar) të reformojë gjyqësorin e vet dhe të luftojë korrupsionin. Thirrja e tyre erdhi mes kritikave nga prokurorët e shtetit të Malit të Zi që thonë se gjykatat janë të paefektshme dhe të paafta të shkojnë me numrin e rasteve.
"Për shkak të vonesave në gjykata, proceset mbyllen shpesh për shkak të skadimit të afatit përfundimtar ligjor ndërsa verdiktet shpesh kundërshtojnë akuzat pa konsiderimin e duhur," thoshte në një raport në 2005 prokurorja e shtetit Vesna Medenica. Sipas saj, deri në 46.6% 3 gjyqeve nuk qenë përfunduar.
"Numri i gjyqeve të pambaruar dëshmon paaftësinë e gjykatave tona me pasojën që lufta ndaj krimit bëhet e paefektshme dhe siguria ligjore e shtetasve prishet," thoshte në raport Medenica.
Politikanët e opozitës kanë kohë që akuzojnë se gjykatësit e vendit janë të kontrolluar nga strukturat shtetërore, veçanërisht pasi emërimi i tyre varet nga shumica parlamentare.
Përfaqësuesit e gjyqësorit e dinë se kështu është. Ata argumentojnë se pushteti për të emëruar gjykatësit duhet të hiqet nga parlamenti dhe t'i jepet në vend të tij një Këshilli Gjyqësor të krijuar rishtas.
Të tjerë faktorë që prishin pavarësinë gjyqësore përfshijnë mungesën e një buxheti të ndarë dhe rolin e qeverisë në dhënien e strehimit për gjykatësit.
Në raportin e vet vjetor të ecurisë, botuar në fillim të nëntorit, Komisioni Evropian (KE) thoshte se korrupsioni vazhdon të jetë një problem i përhapur në Malin e Zi.
"Kuadri i përgjithshëm ligjor e administrativ përmban shtigje që lejojnë të ndodhin veprimtaritë korruptive dhe të kufizojnë aftësinë e shtetit për të luftuar me efektshmëri korrupsionin," thoshte ai.
Ndërsa përshëndeste hapat që Mali i Zi ka ndërmarrë për të përmirësuar trainimin e gjykatësve, KE theksonte nevojën për depolitizimin e procesit të emërimeve. Emërimet dhe ngritjet në përgjegjësi duhet të bazohen në "kritere profesionale e objektive" dhe jo politike, thoshte ai.
Presidenti i Gjykatës së Lartë Malazeze, Ranko Vukoti është dakord me rekomandimet e KE. "Kushtetuta aktuale dhe projekti i ekspertëve për dokumentin e ri të lartë ligjor të Malit të Zi nuk parashikojnë për standardet ndërkombëtare në pavarësinë dhe autonominë e pushtetit gjyqësor," tha Vukoti.
"Unë shpresoj se kushtetuta e re do të lejojë juristët më të mirë të bëhen gjykatës, duke ndalur rrjedhjen e kuadrit më të mirë ligjor në avokaci dhe profesione të tjera fitimprurëse," shtoi ai.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes