Radikalët janë partia e vetme më e fortë në votimin serb

22/01/2007

Partia Radikale Serbe e së djathtës ekstreme fitoi 81 vende në zgjedhjet e së dielës por i mungojnë partnerët e koalicionit. Së bashku, partitë demokratike të Serbisë kanë mjaft vota për të formuar një qeveri të re, në qoftë se ato kapërcejnë grindjet mes tyre.

Nga Igor Jovanoviç për Southeast European Times në Beograd – 22/01/07

photo

Sipas Qendrës për Zgjedhje të Lira e Demokratike, pjesëmarrja për zgjedhjet e së dielës (21 janar) ishte rreth 60.4%. [Getty Images]

Pas zgjedhjeve parlamentare të së dielës në Serbi, partia e vetme më e fortë në vend vazhdon të jetë Partia Radikale Serbe e së djathtës ekstreme (SRS), sipas Qendrës për Zgjedhje të Lira e Demokratike (CeSID). SRS e kryesuar nga i padituri i Hagës Vojislav Sheshelj, fitoi 81 vende. Megjithatë, ajo përsëri nuk do të jetë në gjendje të formojë një qeveri.

Radikalët kanë thënë se nuk do të bashkohen me asnjë parti nga blloku demokratik dhe partitë e pakicave kanë hedhur poshtë propozimet e SRS për një koalicion. Nënkryetari i partisë Tomislav Nikoliç u bëri thirrje përkrahësve të tij të kishin durim deri në zgjdhjet e tjera.

Sipas CeSID, pjesëmarrja në votim ishte 60.4%. E dyta pas Radikalëve doli Partia Demokratike (DP) e kryesuar nga Presidenti Boris Tadiç. Ajo do të ketë rreth 65 vende në parlamentin e ri. E treta ishte Partia Demokratike e Serbisë (DPS) e Kryeministrit Vojislav Koshtunica, me 47 vende.

Partia G17 Plus e kryesuar nga ish ministri i financave Mllagjan Dinkiç, do të ketë 19 vende, ndërsa socialistët do të marrin rreth 16 vende. Koalicioni i partive të kryesuara nga presidenti i Liberal Demokratëve, Çedomir Jovanoviç, do të ketë rreth 15 vende.

Partitë e pakicave që kanë njoftuar përkrahjen e tyre për një kabinet demokratik, do të kenë rreth 7 apo 8 vende.

Me këto rezultate, tre partitë më të forta të bllokut demokratik, DP, DSS dhe G17 Plus mund të formojnë një qeveri të re me mbështetjen e 132 deputetëve. Por grindjet midis partive mund ta bëjnë këtë objektiv të vështirë për t'u arritur.

"Konflikti kryesor do të sillet rreth kryeministrit të ardhshëm," thotë analisti politik Vladimir Goati, ndërsa shton se postet e ministrit të brendshëm e të drejtësisë do të ngjallin gjithashtu kundërshtime. Një tjetër analist, Xhorxhe Vukadinoviç, thotë se formimi i një kabineti mundet gjithashtu të pengohet nga çështja e Kosovës, bazuar në atë që i dërguari i posaçëm i OKB-së Marti Ahtisaari ka në plan të zbulojë propozimin e tij të statusit në krye të shkurtit.

Kreu i G17 Plus Dinkiç tha se kjo do të ishte më e mira në se qeveria formohej nga DP, DSS dhe partia e tij. "Rezultatet e zgjedhjeve tregojnë se shtetasit janë të prirur për udhën në Evropë," tha Dinkiç.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Koshtunica ndërkohë i bëri thirrje Tadiç t'i japë mandatin për formimin e një qeverie të re "atij që mund të sigurojë një shumicë në parlament".

"Unë pres që të gjitha partitë të veprojnë me përgjegjësi," tha Koshtunica duke u shmangur të japë hollësira mbi partnerët e mundshëm të qeverisë.

Tadiç tha se qeveria e re "duhej të formohej sa më parë të ishte e mundur". Ai vazhdoi të thoshte se partia e tij do të kërkonte postin e kryeministrit.

Me ligj, formimi i parlamentit serb duhet të kompletohet brenda një muaji nga zgjedhjet. Qeveria e re duhet të formohet brenda tre muajsh nga kushtetuimi i parlamentit të ri. Përndryshe thirren zgjedhje të reja.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Voto

Loading

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

Cilin rrjet social interneti përdornin më shumë ?

Facebook
Poznanici
Hi5
Ibox
Të tjera



shih rezultatet Shto koment (16)

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes