Kriza energjitike detyron ndërprerje të rrymës elektrike në Shqipëri

19/01/2007

Publiku është i pakënaqur dhe bizneset po humbin para për shkak të problemeve që Shqipëria ka patur në përmbushjen me kërkesat për elektricitet.

Nga Erlis Selimaj për Southeast European Times në Tiranë – 19/01/07

photo

[Gent Shkullaku]

Që nga 1990 Shqipëria ka vuajtur rregullisht nga mungesat e elektricitetit. Hidrocentralet e thara, mungesa e prodhimit vendas dhe vështirësitë në importet e energjisë i kanë lënë përsëri në errësirë banorët këtë dimër.

Korporata energjitike shqiptare KESH ka thënë se po shikon urgjentisht për të rritur elektricitetin për të shmangur mbylljen komplete të hidrocentralit kryesor të saj për shkak të mungesës së shiut. Sipas kreut të KESH-it Andi Beli, rreshjet e rralla kanë tharë liqenet e hidrocentraleve në veri.

KESH ka vënë deri 12 orë në ditë ndërprerje të energjisë në të gjithë vendin. Spitaleve, institucioneve qeveritare, furrave të bukës dhe rajoneve të policisë u është dhënë përparësi, ndonse edhe ato janë prekur.

"E vetmja zgjidhje është të rritim importet," tha Beli duke shtuar se KESH është gati të blejë 9 milion kwh nga Greqia fqinjë. Ministri i ekonomisë Genc Ruli vizitoi Athinën në 11 janar dhe mori konfirmim se Greqia është gati të rritë eksportet e saj të energjisë në Shqipëri.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Socialistët e opozitës ndërkohë po kërkojnë dorëheqjen e Belit. Po kështu edhe lëvizja qytetare MJAFT (Enough), e cila po bën fushatë për veprim në çështjen e elektricitetit.

Bizneset janë goditur rëndë. Presidenti i Bashkimit të Dhomave të Tregtisë, Luan Bregasi thotë se komuniteti i biznesit po pëson humbje mesatare ditore prej 500,000 euro për shkak të ndërprerjes së energjisë.

Bizneset, veçanërisht bizneset e vogla, duhet të marrin ulje të taksave, thotë Bregasi duke argumentuar se ato nuk duhet të paguajnë të njëjtat taksa gjatë ndërprerjes së energjisë si gjatë kushteve normale të punës.

Kryeministri Sali Berisha është zotuar se do të bëhet çdo përëpjekje për të dyfishuar furnizimet me energji, duke ngarkuar me këtë detyrë ministrinë e ekonomisë.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment