11/01/2007
Nikola Spiriç, një profesor finance nga Banja Luka, është kryeministri i ri i BiH në kuadrin e një marrëveshjeje të arritur midis partive që fituan zgjedhjet e fundit të përgjithëshme.
Nga Antonio Prlenda për Southeast European Times në Sarajevë – 11/01/07
![]() Anëtarët e presidencës së BiH: Haris Silajxhiç (majtas), Zheljko Komsiç (i dyti nga e majta) dhe Nebojsha Radmanoviç (i dyti nga e djathta), përgëzojnë kryeministrin e ngarkuar Nikola Spiriç. [Getty Images] |
Tre muaj pas zgjedhjeve të përgjithëshme në Bosnjë dhe Herzegovinë (BiH), partitë fituese politike ranë dakord përfundimisht mbi një përbërje etnike të qeverisë së re dhe asamblesë parlamentare.
Në sesionin e 3 janarit të presidencës së re tre-palëshe të kryesuar nga kryetari i saj Nebojsha Radmanoviç, partitë pranuan që kryeministri i ri i BiH të ishte Nikola Spiriç, 50 vjeç, një profesor i financave serb boshnjak dhe ish anëtar i parlamentit nga partia SNDS.
Spiriç do të shërbejë si kryetar i këshillit të ministrave të BiH. Përfaqësuesit serbë boshnjakë do të kenë dy poste të tjera ministrore, të tregtisë së jashtme dhe të çështjeve civile. Do të ketë katër ministra boshnjakë, i jashtëm, i sigurimit, i mbrojtjes dhe i të drejtave të njeriut dhe refugjatëve si edhe tre ministra kroatë, komunikacioni e transporti, drejtësia dhe financa.
Kryetari i dhomës së përfaqësuesve në asamblenë parlamentare të BiH do të jetë Beriz Belkiç, një boshnjak nga SBiH ndërsa zëvendësit e tij do të jenë Niko Lozançiç i HDZBiH dhe Milorad Zhivkoviç i SNSD.
Shtatë parti: SDA, Partia për BiH (SBiH), SNSD, PDP, HDZBiH, HDZ 1990 dhe NS për Përmirësimin, qenë gjithashtu dakord mbi një strategji tërësore. Objektivat kryesore përmbajnë reformën kushtetuese, rritjen e investimit të huaj dhe përmbushjen e parakushteve për nënshkrimin e një marrëveshje stabilizimi e shoqërimi (SAA) me BE si edhe parakushtet për bashkimin me NATO.
Brukseli i ka përcaktuar reformën e policisë dhe të sistemeve transmetuese, bashkëpunimin me Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë, rregullimin e administratës publike dhe arsimit dhe një luftë më të fuqishme kundër korrupsionit, si kërkesat për SAA.
"Jami sigurt se do të bëj çdo gjë për të përmirësuar jetën e shtetasve tanë çdo ditë," tha Spiriç pas caktimit të tij. Ai tha se priste që këshilli i ministrave të BiH të ishte plotësisht veprues jo më pas se java e parë e shkurtit.
Përfaqësuesi i Lartë dhe përfaqësuesi i posaçëm i BE Kristian Shvarc-Shilling përshëndeti marrëveshjen e shtatë partive. Ai shprehu kënaqësinë me planet e qeverisë për të përqëndruar përpjekjet e saj në SAA dhe perspektivat për integrimin evro-atllantik.
Megjithatë, Nerzuk Çurak, një analist politik dhe profesor në Universitetin e Sarajevës, vë në dukje se partitë kanë qëndrime të kundërta mbi çështjet kryesore. SBiH dhe SNSD kanë pikpamje të ndryshme mbi kushtetutën e BiH. SBiH kundërshton me forcë ekzistencën për një kohë të gjatë të Republika Srpska ndërsa për SNSD ky subjekt nuk është i hapur për negociata.
"Fakti se SBiH dha kaq shumë vota për Spiriç si kryeministër mund të thotë dy gjëra," thoshte Çurak. "Ose kreu i SBiH Silajxhiç nuk është kompetent, ose është një marrëveshje e fshehur që qëndrimi i secilës parti mund të zbutet në të ardhmen."
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes