09/01/2007
Zyra e të dërguarit të OKB-së Marti Ahtisaari thotë se propozimi i tij për të ardhmen e Kosovës do të jetë gati në 21 janar, ditën e zgjedhjeve në Serbi.
Nga Blerta Foniqi-Kabashi për Southeast European Times në Prishtinë – 09/01/07
![]() Shumë vetë në Prishtinë dhe Beograd janë të etur të dinë se cilat do të jenë rekomandimet e Marti Ahtisaarit për Kosovën. [Getty Images] |
Një zëdhënës për Marti Ahtisaarin konfirmoi javën e shkuar se plani i shumëpritur i të dërguarit të OKB-së për statusin e ardhshëm të Kosovës do të paraqitet pas zgjedhjeve të 21 janarit në Serbi.
"Ai është në stadet finale," tha Remi Durlot të enjten (4 janar). "[Plani] është ende për t'u finalizuar, por ai do të jetë gati për në 21 janar dhe do të paraqitet çdo kohë pas kësaj." Ahtisaari pritet të informojë anëtarët e Grupit Ndërkombëtar të Kontaktit përpara se të zbulojë planin e tij në Beograd dhe Prishtinë.
Kryeministri i Kosovës Agim Çeku tha se kishte besim se Ahtisaari do të përmblidhte rekomandimet e tij përfundimtare për krahinën dhe do t'i paraqiste ato në Këshillin e Sigurimit të OKB-së në fund të shkurtit apo në fillim të marsit. Ndërkohë, zërat vazhdojnë të rriten rreth asaj se çfarë tamam do të rekomandojë Ahtisaari.
Redaktorët e gazetës austriake Die Presse, Vieland Shnaider dhe Norbert Rief, shkruanin në edicionin e së enjtes se ata prisnin që Ahtisaari të propozonte një lloj "pavarësie të mbikqyrur" për Kosovën.
"Ne kemi besim se paketa e Ahtisaarit nuk do të na habisë," tha ndihmës shefi i UNMIK, Stiven Shuk, pas një takimi të javës së shkuar me Çekun. "Megjithatë, pas paraqitjes, ne do të analizojmë paketën dhe pastaj ekipi negociues i Kosovës do të paraqesë pikëpamjen e tij rreth saj."
Serbia, e cila i kundërvihet pavarësisë për Kosovën dhe argumenton në vend të kësaj për "autonomi thelbësore" ka paralajmëruar tashmë se do të kundërshtojë çdo propozim që nuk garanton pacekshmërinë e kufijve të saj. Në qoftë se Ahtisaari "bën një marrëveshje për pavarësi me separatistët shqiptarë, qeveria serbe do ta kthejë atë mbrapsht si të pavlefshme", tha Ministri i Qeverisë Lokale Zoran Lonçar.
Në fundjavë, Presidenti serb Boris Tadiç i kërkoi Ahtisaarit ta shtyjë paraqitjen e propozimit të tij deri sa të krijohet një qevreri e re në Beograd. Ai tha se një propozim i pafavorshëm mund të rrezikonte negociatat e koalicionit serb.
Amnbasadori i Rusisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Vitali Çurkin tha në një konferencë shtypi javën e shkuar se Kosova nuk do të ishte në axhendën e këtij muaji të Këshillit të Sigurimit. "Ne rusët besojmë se duhet t'i jepet shans palëve të vazhdojnë dialogun," tha Çurkin. "Do të ishte tepër e rrezikshme të shkohej në një gjendje detyruese."
Megjithatë, ai u duk të konfirmonte se propozimi i Ahtisaarit do të ishte në tryezë së shpejti. "Ka një ide se Ahtisaari do të paraqesë propozimin e tij për Kosovën menjëherë pas zgjedhjeve në Serbi," tha ai.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes