Maqedonia fut taksën e rrafshtë

08/01/2007

Qeveria shpreson të miklojë investimin e huaj duke reduktuar ndjeshëm ngarkesën e taksës.

Nga Zoran Nikolovski për Southeast European Times në Shkup -- 08/01/07

photo

Autoritetet shpresojnë se sistemi i ri do të nxisë ekonominë e vendit. [Getty Images]

Një ristrukturim i madh i sistemit të taksave të Maqedonisë është në proces këtë vit. Siç u premtua në zgjedhje, qeveria po fut një taksë të rrafshtë 12% për të ardhurat personale dhe të fitimit. Aktualisht taksat personale janë 15, 18 dhe 24%. Norma e taksës së fitimit është 15%, taksa e pronës 3% dhe VAT 15%.

Autoritetet thonë se kanë në plan të shkojnë edhe më tej, në një taksë të rrafshtë prej 10% në 2008.

Ekspertët dhe institucionet financiare thonë se sistemi i ri i taksave ka gjasa të ketë një ndikim pozitiv mbi ekonominë, veçanërisht lidhur me investimin e huaj në rritje. Mbledhja e taksave do të bëhet më e efektshme, duke e bërë evazionin fiskal më të vështirë.

Rregullime të ngjashme taksash në vende të tjera, veçanërisht në vendet balltike, kanë rrëfyer rezultate të favorshme. Ekonomia gri është reduktuar pasi bizneset shohin se përfitimet e shmangies nga taksat janë të vogla krahasuar me riskun.

Megjithatë, qeveria do të jetë nën presion për të ushtruar disiplinën financiare, bazuar në rënien potenciale të të ardhurave.

Përfaqësuesit e FMN vizituan kohët e fundit Maqedoninë për të diskutuar buxhetin për vitin 2007 dhe sipas Ministrit të Financave Trajko Slavevski, qenë përgjithësisht dakord me ndryshimet në politikën e taksave. Megjithatë, ata qenë merakosur rreth defiçitit të buxhetit. Qeveria pret një defiçit të madh, ndërsa Fondi do të donte ta shihte atë nën kontroll.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

FMN thotë se shpreson që këto dallime të zgjidhen shpejt, duke lejuar kompletimin në janar të shqyrtimit të dytë të marrëveshjes së ndihmës së Maqedonisë me Fondin.

Mark Grifiths, kreu i misionit të FMN tha se ekipi i tij është i kënaqur me arritjet në politikën makroekonomike të Maqedonisë. Vendi ka norma të ulta inflacioni, një monedhë të qëndrueshme dhe 2% deri në 4.6% rritje për dhjetë vjet, tha ai. Reformat strukturore janë zbatuar edhe pse qeveria ndryshoi si rezultat i zgjedhjeve.

Grifiths përshëndeti synimin e qeverisë për rritje të lartë të qëndrueshme ekonomike dhe papunësi më të ulët duke mbajtur nën kontroll inflacionin. Maqedonia shpreson të dyfishojë standardin e jetesës gjatë dhjetë vjetëve të ardhshme, vuri në dukje ai.

Guvernatori i Bankës Kombëtare Petar Gosev parashikon inflacionin në 3%, së bashku me norma të qëndrueshme të këmbimit me monedhat e huaja dhe rritjen e rezervës së monedhës së huaj deri në 1.7 miliard $ në 2007.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment