Telekom Serbia hyn në tregun e BiH

28/12/2006

Një çmim i lartë i dha fund me sukses procesit të privatizimit të Telekom Srpske, një nga kompanitë kryesuese në BiH.

Nga Vlatko Vukotiç për Southeast European Times në Banja Luka– 28/12/06

photo

Telekom Serbia ka ofruar 646 milion euro për 65% të Telekom Srpske. [Dosje]

Telekom Serbia ka fituar një tender ndërkombëtar për 65% të Telekom Srpske, një kompani kryesuese e telekomunikacionit në Republika Srpska (RS). Oferta fituese shkoi në 646 milion euro, shumë më lart se 179 milion euro ofruar nga ofruesi konkurent, Telekom Austria.

Me një fitim vjetor prej 40 milion euro, Telekom Srpske ka aktualisht 630 mijë abonentë të telefonisë së lëvizshme dhe 350 mijë abonentë të telefonisë fikse. Blerësi ka pranuar të investojë së paku 50 milion euro në zhvillimin e kompanisë brenda një viti. Selia e kompanisë do të mbetet në Banja Luka dhe të gjitha përcaktimet e kontratës të nënshkruar me sindikatën do të respektohen.

Telekom Serbia po premton cilësi më të lartë shërbimi për klientët në BiH, shërbime të reja shtesë dhe çmime më të ulta. Ajo parashikon investim të përtëritjes gjatë dhjetë vjetëve të ardhshme. Firma serbe po kërkon të fitojë një licensë kombëtare që do ta lejonte atë të ndërtonte pjesë tregu në të dy njësitë e BiH.

Oferta e lartë, që e tejkalonte shumë buxhetin e RS për 2007, u përshëndet nga qeveria e njësisë. Autoritetet kanë njoftuar ndërkohë plane për të investuar të ardhurat në rritjen e vendeve të punës, reformën e sistemit të pensioneve, përmirësimin e shërbimeve sociale dhe ndërtimin e infrastrukturës moderne në RS.

Kryeministri serb Vojislav Koshtunica e përgëzoi gjithashtu blerjen duke thënë se ajo do të ndihmojë të forcojë marrëdhëniet ndërkohë të forta. Ahmet Haxhipashiç, kryeministri i Federatës së BiH, uroi qeverinë e RS për marrëveshjen.

Boris Nemsiç i bordit të drejtorëve të Telekom Austria, megjithatë argumenton se çmimi i ofruar nga Telekom Serbia është tepër i lartë dhe pasqyron një vendim politik se sa kushtet e tregut. Telekom Austria ka ofruar të hyjë në negociata kontrate me autoritetet e RS në rast se ndonjë problem ndodh me fituesin e tenderit.

"Fakt i padiskutueshëm është se Telekom Serbia nuk është kompani kryesore e telekomit por në qoftë se ata paguajnë çmimin e plotë të rënë dakord dhe përmbushin të gjitha kushtet e kontratës, atëhere ne nuk kemi ndonjë arsye të qahemi," thotë profesori i ekonomisë Rajko Tomas i Universitetit të Banja Lukës.

Aktualisht, është në proces hartimi i kontratës së privatizimit. Qeveria e RS po kërkon që i gjithë çmimi i blerjes të paguhet brenda një muaji nga nënshkrimi.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading