28/12/2006
Qeveria ka nisur masa agresive kundër projekteve të ndërtimit të paligjshëm në Maqedoni
Nga Zoran Nikolovski për Southeast European Times në Shkup – 28/12/06
![]() Qindra ndërtesa ngrihen çdo vit në Maqedoni pa miratimin e duhur apo në kundërshtim me rregullat. [Dosje] |
Gjatë dhjetëvjeçarit të kaluar, termi "mafie e ndërtimit" u bë sinonim me krimin e organizuar në Maqedoni. Ndërtuesit ndërtojnë pa miratim ligjor ose kapërcejnë përmasat e vëna nga autoritetet që miratojnë ndërtimet. Me inspektorët e ndërtimit që nuk e kanë mendjen, ndërtesat janë bërë të ligjshme nëpërmjet kanaleve të panjohur. Fitimi nga legalizimi i ndërtimit të paligjshëm është tepër i madh.
Një skandal i fundit është në fokus. Në parkun e qytetit të Shkupit, një godinë në një zonë të mbrojtur prej rreth 1,500 metra katrore, u gjet se nuk kishte marrë miratim të mëparshëm. Godina jo vetëm që kapërcente përmasat e lejuara por destinacioni i saj qe ndryshuar disa herë që nga ndërtimi. Ajo kishte qenë një garazh shumëkatesh, një njësi sportive, një godinë zyre, një hotel dhe më së fundi një ndërtesë banimi.
Në shtator 2006, pas hetimit paraprak të qeverisë për rastin, Ministri i Transportit dhe Komunikacionit Mile Janevski, duke patur në krah nënkryeministrin dhe pjesën tjetër të kabinetit, i tha një konference shtypi se kishte marrë disa kërcënime me vdekje.
Poliksena Nikolovska, drejtoreshë e Zyrës Kadastrore të Shkupit dhe Borce Risovski, pronari i MZ Rikom International, morën të dy burgime me një vit lidhur me çështjen.
Më pas, Janevski kërkoi raporte nga të gjitha bashkitë. Raportet zbuluan ekzistencën e 179 godinave të paligjshme si edhe një numri të shumtë të tjerash që janë në stade të ndryshme të ndërtimit. Orvatjet për të prishur këto struktura ndeshin pandërprerje me probleme. Në një orvatje të kohëve të fundit, në Vodno, jashtë Shkupit, një turmë pronarësh godinash bllokuan pajisjen shkatërruese.
Këto ditë, qeveria maqedonase nis secilin sesion të vetin me diskutimin se si ta luftojë problemin. Një agjensi e posaçme bashkërenduese është ngritur më vete, për të mbikqyrur e analizuar çdo projekt ndërtimi, me të gjithë procedurën subjekt për t'u kontrolluar nga kabineti.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes