Turqia shpall strategjinë e re të pranimit në BE

26/12/2006

Ankaraja do të vazhdojë zbatimin e reformave të kërkuara nga BE edhe në fushat e mbuluara nga tetë kapitujt e ngrirë negociues, tha të hënën Ministri i Jashtëm turk Abdullah Gul.

(Journal of Turkish Weekly - 26/12/06; Zaman, Dnevnik.bg, Turkish Daily News - 25/12/06; AFP - 22/12/06)

photo

Ministri i Jashtëm turk Abdullah Gul. [Getty Images]

Turiqia zbuloi të hënën (25 dhjetor) një strategji të re për ofertën e saj në BE. Ajo tha se do të vazhdonte zbatimin e të gjitha reformave të kërkuara duke përfshirë fushat ku negociatat janë pezulluar.

"Në qoftë se objektivi është të arrihen standardet evropiane, atëhere ne do ta bëjmë këtë vetë pa na i kërkuar BE," tha Ministri i Jashtëm turk Abdullah Gul.

Procesi i shqyrtimit ka ndihmuar përshkrimin e reformave që Turqia duhet të zbatojë përpara se të hyjë në Bashkim, kështu që nuk ka nevojë të pritet për udhëzime nga Brukseli, shtoi ai.

Deklarimi i tij erdhi dhjetë ditë pasi krerët e bllokut 25 vendesh vendosën të ngrinë bisedimet e anëtarësimit me Ankaranë në tetë nga 35 kapitujt, në përgjigje të refuzimit të Turqisë për të hapur portet dhe aeroportet e saj për trafikun nga Qiproja.

Kapitujt: lëvizja e lirë e mallrave, e drejta e ngritjes dhe liria e ofrimit të shërbimeve, shërbimet financiare, bujqësia dhe zhvillimi rural, peshkimi, politika e transportit, bashkimi doganor dhe marrëdhëniet me jashtë, do të mbeten të ngrira deri sa Komisioni Evropian (KE) të konfirmojë se Turqia ka përmbushur detyrimet e saj në kuadrin e një protokolli të zgjeruar doganor nënshkruar në 2005.

Protokolli zgjeronte bashkimin doganor të Turqisë me BE ndaj të gjithë anëtarëve të bllokut përfshirë Qipron. Por Turqia më pas ka refuzuar të lejojë anijet dhe aeroplanët grekë qipriotë të hyjnë në portet dhe aeroportet e saj, duke ngulmuar se BE duhet së pari të marrë masa për t'i dhënë fund izolimit ekonomik të Republikës së shkëputur Turke të Qipros Veriore, të cilën e njeh vetëm Ankaraja.

Një javë pas fundit të samitit dy-ditor të BE në 15 dhjetor, Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm në BE miratoi një ftesë për Turqinë për të hapur bisedimet mbi kapitullin e ndërmarrjeve dhe politikës industriale. Komisoneri i zgjerimit të BE, Olli Rehn kishte sugjeruar më parë se Brukseli mund të hapte bisedimet me Ankaranë në tre kapituj të rinj: çështjet ekonomike dhe monetare, kontrollin financiar dhe arsimin e kulturën.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Sipas vendimit të krerëve të BE, megjithatë, asnjë kapitull nuk mund të mbyllet përkohësisht deri sa KE të konfirmojë se Turqia ka përmbushur plotësisht detyrimet e veta lidhur me protokollin e doganave.

Duke njoftuar strategjinë e vet të re, Ankaraja u zotua të hënën të vazhdonte zbatimin e reformave të domosdoshme në të gjitha fushat e qeverisjes. Përparësi do t'i jepet masave të kërkuara për hapjen e kapitujve të paprekur nga pezullimi i pjesshëm.

Javën e shkuar, Gul përsëriti vendosmërinë e vendit të tij ndaj ofertës për të hyrë në Bashkim, duke u zotuar se "procesi i reformës do të vazhdojë si më parë" vendimit të krerëve të BE.

"Është e mundshme për ne tani të pranojmë që BE po vepron në një mënyrë që është në kundërshtim me thelbin dhe frymën e marrëdhënieve tona duke u fshehur prapa justifikimeve të tilla si çështja e Qipros," e citonte AFP të thoshte Gul të premten. Qeveria nuk do të varë turinjtë ose të thotë "nuk jemi më me ju," dhe nuk ka në plan të rrezikojë të ardhmen e Turqisë, shtoi ai. "Është jashtë diskutimit për ne të braktisim përpjekjen tonë."

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment