20/12/2006
Autorja turke Ipek Kalislar u lirua të martën nga akuza për fyerje të themeluesit të Turqisë moderne, Mustafa Qemal Ataturkut.
(The New Anatolian - 20/12/06; AP, AFP, BBC, FT, International Herald Tribune, AKI, RFE/RL - 19/12/06)
![]() |
Një gjykatë e Stambollit liroi të martën (19 dhjetor) autoren Ipek Kalislar e cila qe akuzuar për fyerje të themeluesit të republikës moderne turke, Mustafa Qemal Ataturkut.
Vendimi gjykatësit u njoftua gjatë dëgjimit të dytë në gjyqin kundër Kalislar, gjyq i cili u hap në tetor. Akuzat ndaj gazetares veterane turke rridhnin nga biografia e saj për gruan e Ataturk, Latife Usaki, biografi e cila u botua në qershor dhe u bë bestseller brenda ditësh.
Bazuar në një pikpamje dëshmitari, një pasazh në librin e Kalislarit përshkruan një ngjarje në martesën jetëshkurtër të çiftit. Duke u përballur me një orvatje vrasjeje, Ataturk thuhet se iku nga pallati presidencial duke mbajtur një rrobë për t'u fshehur si grua.
Kjo pjesë qe përfshirë në intervistën e autores me të përditëshmen turke me qarkullim të madh Hurriyet në qershor.
Padia ndaj Kalislar u nis nga një lexues, Hysen Tugrul Pekin.
"Është fyerja më e madhe të pretendosh se Mustafa Qemali, kurajon e të cilit asnjë nga ne nuk guxon ta gjykojë, ka bërë diçka si kjo," shkruante ai në një letër prokurorit, i cili më së fundi ngriti akuzat kundër autores dhe Nexhdet Tatliçan, një botues i Hurriyet.
Të dy ata u paditën në kuadrin e një ligji të posaçëm të kaluar në 1951 i cili përcakton dënime me burg për cilindo që "fyen publikisht kujtimin e Ataturk". Një numër shkrimtarësh dhe gazetarësh turq thuhet se janë ndjekur penalisht sipas këtij ligji.
Lirimi i Kalislar vjen midis presionit të fortë të BE ndaj Turqisë e cila filloi bisedimet e pranimit me Bashkimin në tetor 2005, për të ndryshuar apo shfuqizuar kufizimet në lirinë e shprehjes.
Brukseli dhe grupet e të drejtave kanë qenë veçanërisht kritike ndaj neneve në kodin penal turk që kanë shërbyer si një bazë për rastet gjyqësore kundër dhjetra intelektualëve turq duke përfshirë Orhan Pamuk fitues i sivjetshëm i çmimit Nobel për letërsinë dhe Eli Shafak, shkrimtarja më e shuar femër e vendit. Artikulli 301 i kodit penal e bën shkelje penale të "fyesh" republikën, parlamentin apo institucione të tjera shtetërore dhe përcakton një dënim me burg deri në tre vjet burg për shkelësit.
Gazetari turk-armen Hrant Dink është i vetmi që i është dhënë një dënim i pezulluar gjashtë muaj për "fyerje të turqizmës". Shumica e gjyqeve të tjera që vijnë nga pika të artikullit 301 kanë përfunduar ose me lirim ose me heqje të akuzave.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes