Shqipëria hyn në listën e destinacioneve turistike të New York Times

13/12/2006

Shqipëria është përfshirë në listën e rekomandimeve të destinacioneve kryesore turistike të New York Times. Ndonse turizmi në Shqipëri është ende në foshnjërinë e vet, vendi ofron një begati joshjesh.

Nga Erlis Selimaj për Southeast European Times në Tiranë – 13/12/06

photo

Rrënojat e një teatri dhe pjesë e një agore në Butrint. [Wikipedia]

Gazeta New York Times e ka përfshirë Shqipërinë në listën e vet të destinacioneve të pushimeve për 2007. Shqipëria, veçanërisht pjesa jugore e vendit, është përshkruar si destinacioni më i lirë në këtë seksion të listës.

Autori shkruan se në vitet e fundit, Shqipëria është provuar jo vetëm si tërheqëse për turistët por gjithashtu e përballueshme. "Shqipëria ka bërë përpjekje të mëdha në demokraci e zhvillim dhe e ka nxjerrë veten të jetë jo vetëm e pjekur për turistët por edhe të përballueshme përveç kësaj. Kryeqyteti, Tirana me godinat e veta lyer me ngjyra të ndezura dhe me një kulturë italiane kafenesh, është një pikë nisjeje fantastike, veçanërisht pasi është vështirë të harxhosh më tepër se 15$ për person në restaurantet më të mira të qytetit," thotë shkruesi. "Por është pjesa jugore e këtij vendi ballkanik që mban pamjet dhe parashikimet më intriguese."

Artikulli përmend qytetin jugor të Gjirokastrës, vendlindja e ish diktatorit Enver Hoxha dhe shkrimtarit Ismail Kadare. "Gjirokastra është ndërtuar në shpat, me kalldrëmet e kodrave që janë aq të pjerrta sa duket se sfidojnë jetesën e njeriut, megjithse qyteti me shtëpitë madhështore otomane me rrasa guri, zjen i tëri." Vende të rëndësishme përfshijnë muzeun etnografik dhe kështjellën e Ali Pashës ndërtuar në shekullin e 19-të.

Gazeta vazhdon me udhëtimin në Sarandë, duke përmendur hotelet buzë detit që përmbajnë një pamje të mrekullueshme dhe kushtojnë 30 euro për natë. Ajo u thotë turistëve të shkojnë në plazhet.

"Plazhi me guriçka në qendër të Sarandës mund të mos jetë tërheqës, por atje ka rripa plazhesh me rërë të bardhë pranë, duke përfshirë plazhin popullor të Ksamilit, 10 milje në jugë. Dhe në qoftë se lakmon për një shije të Evropës klasike, ishulli grek i Korfuzit është një vrap të shpejtë në ujë, larg," shkruan Times.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Thesari më i madh i Shqipërisë Jugore megjithatë është Butrinti, një qytet i lashtë 2,500 vjeçar, rreth 11 milje katrore, shkruan gazeta. "Është një lloj vendi ku historia ende pret të zbulohet."

I ndodhur në një kep kodrinor e me pemë të dendura në jugë të Sarandës, pranë kufirit me Greqinë, Butrinti, një vend i trashëgimisë botërore të UNESKO-s, u zbulua së pari nga italianët në vitet 1920 të cilët shvarrosën një amfiteatër dhe muret e ndërtuara nga grekët. Arkeologët zbuluan më pas basilikat e hershme kristiane, një baptister dhe tetë banja publike.

Si vetë Shqipëria, ky qytet i humbur mban thesare të pathëna për guximtarët dhe me një çmim që gati gjithkush mund ta përballojë, sipas Times.

Vendi ofron një begati joshjesh duke përfshirë plazhet me rërë të bardhë mesdhetare, male shkëmbore, fusha pjellore, liqej, monumente natyrore dhe vende të largëta, të qeta. Rrënojat dhe thesaret arkeologjike pasqyrojnë një histori të pasur të datuar prapa te ilirët.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Voto

Loading

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

Cilin rrjet social interneti përdornin më shumë ?

Facebook
Poznanici
Hi5
Ibox
Të tjera



shih rezultatet Shto koment (16)

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes