Decentralizimi dëshmohet të jetë problemi më i madh për Kosovën

13/12/2006

Decentralizimi i Kosovës është pengesa më e madhe që procesit të statusit i është dashur të ndeshë. Megjithë dhjetë muaj diskutimesh mbi çështjen, zgjidhje nuk duket gjëkundi.

Nga Blerta Foniqi-Kabashi dhe Igor Jovanoviç për Southeast European Times – 13/12/06

photo

"Funksionaliteti dhe qëndrueshmëria janë vërtet dy kriteret [për decentralizimin]," tha ndihmësi i të dërguarit të OKB, Albert Rohan. [Dosje]

Nga nisja e bisedimeve të statusit, decentralizimi ka qenë pengesa më e madhe që procesi ka ndeshur. Deri në fund të negociatave midis Beogradit dhe Prishtinës, nuk është arritur zgjidhje.

Ndërsa negociatat e para të statusit u përqëndruan në çështje teknike të rëndësishme për stabilitetin afat-gjatë të Kosovës, veçanërisht të drejtat dhe mbrojtja e pakicave të Kosovës, i dërguari i OKB për bisedimet e statusit Martri Ahtisaari mblodhi së bashku palët për dialogun e parë të drejtpërdrejtë në shkurt, për të diskutuar decentralizimin e qeverisë lokale. Decentralizimi shihet nga disa si një masë e rëndësishme për të mbrojtur komunat serbe të Kosovës.

Ndonse komuniteti ndërkombëtar e sheh decentralizimin si thelbësor për pajtimin etnik dhe ndërtimin e një shoqërie civile në Kosovë, çështja mbetet e ngarkuar politikisht. Trazirat që shpërthyen në mars 2004 i lanë serbët e Kosovës të bindur se e ardhmja e tyre varet nga vetëqeverisja.

Takimi i fundit mbi çështjen u mbajt muajin e kaluar në Prishtinë. Përfaqësuesit e Grupit të Kontaktit u takuan me kryetarët e dhjetë bashkive të Kosovës për të diskutuar procesin. Ekipi negociues i Kosovës e ka bërë të qartë që nga fillimi se ata janë kundër decentralizimit duke patur frikë se kjo do të ngrejë enklavat serbe brenda Kosovës dhe ndoshta mund të shpjerë në një formë ndarjeje. Grupi i Kontaktit megjithatë e sheh procesin si të domosdoshëm për të ardhmen e krahinës.

Beogradi ka propozuar një plan që do ta vinte administratën qendrore të krahinës në nivel bashkiak dhe do të forconte vetë-administrimin lokal. Plani përfshin krijimin e 16 komunave të reja jo-shqiptare që kanë kompetencë në fushat e arsimit, kujdesit shëndetësor, medias, çështjeve sociale, ekonomisë dhe privatizimit, gjyqësorit, deri në nivelin e gjykatës komunale, dhe policisë. Komunat serbe, me ndihmë nga Beogradi , duhet të kenë "lidhje horizontale" brenda krahinës në mënyrë që të zbatojnë kompetencat e përbashkëta, siç propozohen nga i dërguari i posaçëm i OKB Kai Ende. Ato gjithashtu duhet të bazohen në sistemin serb të arsimit, shëndetësisë dhe politikës sociale.

Shefja e misionit të SHBA në Kosovë, Tina Kajdanov tha se decentralizimi do të jetë një pjesë e rëndësishme e marrëveshjes përfundimtare në statusin e Kosovës dhe se anëtarët e Grupit të Kontaktit do të mbështesin përpjekjet për ta zbatuar atë.

"Për një funksionim më të mirë të administratës lokale, ne duhet të kemi krerë të fortë të bashkive," tha Kaidanov muajin e fundit. "Autoritetet lokale duhet të merren me atë që ka më shumë rëndësi për nivelin lokal të njerëzve dhe kryetarët e bashkive duhet të merren më shumë me çështjet që kanë të bëjnë me qytetarët e atij lokaliteti."

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Sipas ndihmësit të të dërguarit të posaçëm të OKB, Albert Rohan, janë dy kritere të rëndësishme për ngritjen e një komune të re. "Së pari, ne nuk mund të ngremë komuna fantazmë . Ato nuk duhet të jenë tepër të vogla, përndryshe nuk bëjnë dot punët e tyre dhe janë të papërballueshme. Ndaj duhet të ketë një minimum njerëzish që rrojnë në një komunë, numër i cili shkon në mijra. Së dyti, ajo duhet të jetë kompakte dhe njerëzit duhet të jetojnë në një zonë që është në vazhdimësi, nuk mund të kemi ca qindra këtu e sa qindra atje. Kështu që funksionaliteti dhe qëndrueshmëria janë vërte dy kriteret."

Megjithë spjegimet dhe arsyetimet pro dhe kundra decentralizimit të krahinës, ajo mbetet një çështje e nxehtë. Në fund të muajit të shkuar, mijra shqiptarë të Kosovës protestuan në Prishtinë duke përfunduar në lot gazësjellës nga policia.

Sipas Gerard Gallucit, administrator i OKB në qytetin e ndarë të Mitrovicës, decentralizimi "thjeshtë do të thotë rregull i fortë lokal në zonat në të cilat njerëzit vendas duan të kontrollojnë jetët e tyre, qofshin serbë apo shqiptarë."

"Nuk mendoj se ndokush ja spjegon këtë gjithkujt, për fat të keq, këtu në Kosovë," e citon atë Zeri i Amerikës të thoshte.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment