Shtrëngesa e elektricitetit shpie në racionim në Maqedoni.

28/11/2006

Maqedonia kërkon dy herë më shumë elektricitet nga ajo që prodhon. Shtrëngesa e elektricitetit në rajon dhe kostoja e prodhimit në termocentralet maqedonase e kanë bërë vendin të kërkojë përgjigje afat-gjata.

Nga Zoran Nikolovski për Southeast European Times në Shkup -- 28/11/06

photo

Prodhuesit e elektricitetit në Maqedoni nuk ofrojnë sa duhet energji për vendin. [Getty Images]

Shtrëngesa e elektricitetit në Maqedoni po bën që vendi të racionojë energjinë ndaj kompanive të mëdha këtë dimër. Qeveria ka mohuar zërat se racionimi do të vendoset për publikun e gjerë. Duke ndihmuar shmangien e kësaj mundësie, pajisjet në termocentralin TEC-Negotino janë ndezur tamam përpara se të vijë moti i ftohtë.

Megjithë kursimin e shpejtë, problemet mbeten komplekse. Prodhimi i brendshëm dhe importet rajonale janë të dy të pamjaftueshme. Përveç kësaj, prodhimi në TEC-Negotino, kompleksi më efektiv i energjisë në Maqedoni, është i shtrenjtë dhe pa fitim. Centrali nuk ka punuar mbi një bazë të rregullt dhe është mbajtur në rezervë për kohë krize. Prodhimi në TEC-Negotino ushqehet me naftë të papërpunuar dhe kushton 4.4 denarë për kilovat.

Ndërkohë, qeveria njoftoi më parë këtë muaj se një tender privatizimi për centralin qe anuluar për shkak të kërkesës së ofruesve për një ndryshim në kushtet e kontratës. Një tender i ri pritet së shpejti.

Operatori Macedonian Electric Transmission System (MEPSO), kompania përgjegjëse për transferimin elektrik të vendit, njoftoi një tender për prokurimin e 957 Megavat orë, 30% e energjisë totale të nevojshme për Maqedoninë, deri në prill 2007. EPS e Serbisë dhe NEK e Bullgarisë e njoftuan MEPSO se nuk mund të ofrojnë energji deri në këtë afat. Rajoni në përgjithësi po ndesh shtrëngesë veçanërisht për shkak se Bullgaria po mbyll reaktorët e tretë e të katërt në centralin bërthamor të Kozloduit.

Prodhimi i energjisë për shtëpitë bazohet në dy centrale të tjerë të mëdhej me qymyr: REK Bitola dhe TEC Oslomej. Prodhimi në REK Bitola është 3% më i ulët se ç'pritej për shkak të cilësisë së dobët të qymyrit. Një rezervë 200,000 ton qymyr është e mjaftueshme për 15 ditë prodhim. TEC Oslomej ka furnizime me qymyr për 37 ditë prodhim të pandërprerë, 27% më pak se planifikimi.

Hidrocentralet në Maqedoni punojnë me shumë sukses. Për nëntë muajt e parë të këtij viti, centralet prodhuan 153% më shumë energji se planifikimi. Megjithatë edhe pse me prodhim shtesë, energjia ujore mund të ofrojë vetëm një përqindje të vogël të sasirave të nevojshme.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Maqedonia ka nevojë për dy herë më shumë energji se sa ç'prodhohet aktualisht. Disa ekspertë ekonomikë, megjithatë e shohin situatën si një shenjë e mirë. Kërkesa në rritje sugjeron një ekonomi të ringjallur, demonstruar nga riaktivizimi i kombinateve dhe fabrikave.

Për t'ju përgjegjur sfidave të energjisë, qeveria po konsideron disa propozime. Si fillim, ajo ka në plan të organizojë një fushatë për të nxitur ruajtjen e energjisë.

Për afat më të gjatë, ministria e ekonomisë thotë se do të njoftojë një tender për ndërtimin e burimeve të reja elektrike sa më parë të jetë e mundur. Dy nga këto projekte janë hidrocentralet Cebren dhe Galiste në lumin Crna Reka. Ndërtimi i Cebren do të kushtojë 338.3 milion euro dhe do të rezultojë në prodhimin e 347 megavat-orëve energji. Galiste do të kushtojë 200.2 milion euro dhe do të prodhojë 193 Megavat-orë. Hidrocentralet pritet të kompletohen për shtatë vjet.

Qeveria ka në plan gjithashtu të inkurajojë përdorimin e burimeve alternative: të tilla si futja e gazit në sistemin energjitik për përdorim të drejtpërdrejtë në familjet. Burime energjitike miqësore ndaj mjedisit, që përfshijnë hidrocentralet e vegjël, energjinë diellore dhe të erës, po eksplorohen gjithashtu.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Focus on Ukraine

Reportazh

Ushtritë në Ballkan tregojnë bashkëpunim në situatat e krizësUshtritë në Ballkan tregojnë bashkëpunim në situatat e krizës

Ekspertët dhe zyrtarët janë dakord se bashkëpunimi i demonstruar nga forcat e armatosura provohet i vlefshëm në menaxhimin e fatkeqësive natyrore.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Ushtritë në Evropën Juglindore po bashkëpunojnë për të ndihmuar qytetarët në vendet fqinje gjatë emergjencave dhe fatkeqësive. A e përkrahni trajnimin e mëtejshëm bashkëpunues në mbështetje të këtij misioni?

Po
Jo
Nuk e di