10/11/2006
Kreu i ri i Social Demokratëve të Maqedonisë thotë se ajo do të rinovojë imazhin e partisë.
Nga Marina Stojanovska për Southeast European Times në Shkup – 10/11/06
![]() Radmilla Shekeriska (në mes) u zgjodh kreu i ri i SDSM. [Tomislav Georgiev] |
Radmilla Shekerinska, ish nënkryeministre e ngarkuar me integrimin evropian, është kreu i ri i partisë më të madhe të opozitës, Bashkimi Social Demokratik i Maqedonisë (SDSM). Ajo fitoi 465 nga 500 vota në një kongres të fundit të partisë në 5 nëntor.
"Ne duhet t'i kthejmë SDSM imazhin e saj të vjetër," tha ajo herët në mëngjes pas zgjedhjeve."Ne duhet të punojmë shumë për të rikthyer besimin, së pari midis anëtarëve dhe pasuesve tanë dhe pastaj midis qytetarëve."
Shekerinska është udhëheqësja e tretë e SDSM pas Branko Crvenkovskit dhe Vlado Buçkovskit dhe gruaja e parë në krye të një partie të madhe politike në Maqedoni.
Në pikëpamjen e saj, është koha që SDSM të hapë një faqe të re dhe të kthehet në social demokraci. "Ne duhet të pushojmë të flasim për poste. Ajo çka duhet të bëjmë në periudhën që vjen është të konsolidojmë partinë dhe të nisim zhvillimin e modelit social demokratik të Maqedonisë," tha ajo.
Shekerinska, e cila është diplomuar për inxhinieri elektrike nga Universiteti i Shkupit, ka qenë anëtare e bordit qëndror të SDSM që nga viti 1993 dhe anëtare e presidencës së partisë që nga 1995. Në 1999 ajo u bë nënpresidente e bordit qendror si edhe sekretare e marrëdhënieve ndërkombëtare të partisë.
Midis 1995 dhe 1999, Shekerinska ishte udhëheqëse e Social Demokratëve të Rinj dhe midis 1996 dhe 1998 ka qenë në këshillin e qytetit të Shkupit. Ajo ka shërbyer si anëtare e parlamentit midis viteve 1998 dhe 2002, duke u bërë nënkryeministre pasi SDSM fitoi zgjedhjet parlamentare në 2002. Ajo flet anglishte e frëngjisht.
Ish kreu i SDSM Vlado Buçkovski thotë se do të qëndrojë me partinë. "Si demokrat, unë do të respektoj dëshirën e shumicës ndonëse do të rrekem të garantoj që kjo udhëheqje dhe kjo shumicë në SDSM respekton opinionin tonë si pakicë gjatë termit të tyre."
Në kongres u zgjodhën anëtarë të rinj të bordit qëndror me 96 të propozuar që kandidonin për 70 vende. Goran Minçev u votua si sekretar i përgjithshëm i partisë, duke mundur rivalin e tij Ljupço Jordanovski me 70 vota. Jordanovski është i njohur si ish drejtues i parlamentit dhe ambasador në Shtetet e Bashkuara.
Nëpresidentët e rinj janë deputetët aktualë Jani Makraduli dhe Igor Ivanovski si dhe kryebashkiaku i bashkisë së Strumicës, Zoran Zaev.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes