Kroacia dhe Serbia bashkëpunojnë në procesimin e kriminelëve të luftës

07/11/2006

Një marrëveshje e re e nënshkruar midis prokurorëve kroatë e serbë është shenja e fundit e lidhjeve të normalizuara.

Nga Davor Konjikushiç për Southeast European Times në Beograd - 07/11/06

photo

"Ne do të heqim pengesat dhe kufijtë për të gjithë ata që i ikin drejtësisë dhe që kanë kryer një veprim të krimeve të luftës," tha prokurori serb për krimet e luftës Vladimir Vukçeviç. [Getty Images]

Kroacia dhe Serbia ranë dakord zyrtarisht të bashkëpunojnë për sjelljen para drejtësisë të kriminelëve të luftës. Pas dy vjetësh pune së bashku në disa raste, prokurorët nga të dy vendet u takuan së fundi në Zagreb për të nënshkruar një marrëveshje që ka për qëllim kapërcimin e pengesave të bashkëpunimit. Masa është shenja e fundit e lidhjeve të normalizuara.

Në të dy vendet, autoritetet ndalohen me ligj për dërgimin e shtetasve të tyre në një vend tjetër. Është gjithashtu e pamundur të transferohet ndjekja penale e krimeve të luftës në një vend tjetër. Nga këto kufizime, ishte e domosdoshme të gjendej një tjetër mënyrë për të rritur bashkëpunimin.

Sipas marrëveshjes së re, secila palë do të njoftojë tjetrën brenda 30 ditëve në rastin kur një i paditur i kërkuar për krime lufte është në territorin e tij. Prokurorët e përgjithshëm respektivë do të paralajmërojnë njeri tjetrin brenda tre muajsh për marrjen e informacionit lidhur me një rast të krimeve të luftës.

"Ne do t'i drejtohemi faktit se në secilin vend, krimet e luftës janë kryer dhe ata që i kryen ato rrojnë në vendin tjetër ku nuk kanë kryer krime lufte dhe kështu që i shpëtojnë drejtësisë,' tha prokurori kroat Mlladen Bajiç. "Ne besojmë se të dy palët do të ofrojnë ato raste për të cilat kanë mjaft material për ndjekjen penale në vendin tjetër."

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Nënshkrimi i marrëveshjes është rezultat i besimit të krijuar midis institucioneve të vendeve tha prokurori serb i krimeve të luftës Vladimir Vukçeviç.

"Në këtë mënyrë ne do të heqim pengesat e kufijtë për të gjithë ata që i ikin drejtësisë dhe ligjit dhe që kanë kryer krime lufte," tha ai.

Ajo çka dukej e paimagjinueshme po bëhet tani një praktikë e rregullt. Prokurorët e përgjithshëm kroat e serb kanë bashkëpunuar ngushtë tashmë në disa raste duke përfshirë rastet e Ovçarës dhe Osijekut. Në rastin e parë, të pandehurit janë në gjyq në Serbi për masakrimin e qindra kroatëve dhe jo-serbëve të tjerë jashtë Vukovarit në nëntor 1991.

Në të dytin, disa vetë, duke përfshirë politikanin e shquar Branimir Gllavas, janë nën hetim në Kroaci në lidhje me torturën dhe vrasjen e serbëve në Osijek në 1991.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment