Ahtisaari nuk do të propozojë pavarësinë e menjëhershme të Kosovës

01/11/2006

Propozimi i të dërguarit të OKB-së Marti Ahtisaari për një zgjidhje të çështjes së statusit të Kosovës do të përshkruajë siç thuhet, një sërë kushtesh që krahina duhet të përmbushë në udhën e saj për pavarësi të plotë nga Serbia.

(Reuters, DPA, AKI, International Herald Tribune, UPI, B92, Makfax - 31/10/06)

photo

Marti Ahtisaari. [Getty Images]

Zgjidhja që i dërguari i OKB-së për bisedimet e statusit të Kosovës pritet të propozojë më pas këtë muaj do të përshkruajë një udhë graduale drejt shtetformimit, sipas një raporti të martën (31 tetor).

Duke cituar një diplomat me bazë në Bruksel, agjensia e lajmeve DPA tha se plani parashikon një periudhë të përkohshme gjatë së cilës krahina duhet të përmbushë një numër kriteresh që do të shpinin përfundimisht në pavarësinë e plotë nga Serbia.

Kushtet përfshijnë zbatimin e plotë të rendit të ligjit si edhe zhdukjen e korrupsionit nga organizmat qeveritare. Me përmbushjen e këtyre provave, shqiptarët e Kosovës do të provonin "se janë gati të pranojnë përgjegjësinë për pavarësinë e plotë të tyre", vuri në dukje zyrtari.

Propozimi thuhet se parashikon gjithashtu krijimin e gjashtë komunave të mbizotëruara nga serbët e Kosovës, grupi i dytë më i madh etnik në krahinë. Një kushtetutë e re do të garantonte mbrojtjen e të drejtave të pakicave të Kosovës.

Ahtisaari, ish presidenti filnlandez që kryeson bisedimet e ndërmjetësuara nga OKB mbi statusin përfundimtar të Kosovës gjatë tetë muajve të fundit, informoi në fundjavë sekretarin e përgjithshëm të OKB-së Kofi Anan rreth idesë së tij. Ai duhet t'ja paraqesë më pas planin e tij përfaqësuesve të Grupit të Kontaktit gjashtë-vendesh për Kosovën: Britania, Franca, Gjermania, Italia, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara, në një takim në 10 nëntor.

Pas miratimit nga Grupi, ai do t'ua paraqesë propozimin e tij përfundimtar ekipeve negociuese serbe dhe shqiptarëve të Kosovës.

Ndërsa teknikisht ende pjesë e Serbisë, Kosova ka qenë nën administrimin e OKB-së që nga fundi i konfliktit të 1998-1999 në krahinë. Shumica e saj shqiptare po kërkon pavarësinë e plotë nga Serbia, ndërsa Beogradi ngul këmbë se e gjitha ç'mund të bjerë dakord është "autonomia e konsiderueshme".

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Negociatat e kryesuara nga OKB midis zyrtarëve serbë e shqiptarë të Kosovës, të nisura në Vienë në 20 shkurt, kanë dështuar deri tani të mbushin hendekun.

Procesi i vendosjes së të ardhmes së Kosovës nuk duhet të vonohet, tha të martën i dërguari i SHBA për bisedimet e statusit, Frank Visner. Ai ishte në Beograd për takime me Presidentin serb Boris Tadiç, Kryeministrin Vojislav Koshtunica dhe Ministrin e Jashtëm Vuk Drashkoviç.

"Vonesa vetëm mund të zhgënjejë shpresat e atyre që rrojnë në Kosovë dhe mohojnë gjenden e lidhjeve me serbët..Shtetet e Bashkuara beson më tej se shtyrja vetëm do të lërë në embrion përcaktimin e këtij rajoni i cili ka nevojë të mbyllë derën ndaj së shkuarës dhe të përcaktojë të ardhmen," shtoi Visner.

Më vete të martën, i dërguari i BE për bisedimet e statusit, Stefan Lehne u kërkoi institucioneve të Kosovës të përfshiheshin më seriozisht në procesin e zgjidhjes së statusit. Gjatë bisedimeve me presidentin e Kosovës Fatmir Sejdiu në Prishtinë, Lehne theksoi gjithashtu rëndësinë e zbatimit të standardeve të vëna ndërkombëtarisht për Kosovën.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment