Athina pret takimin e sponsorizuar nga OKB mbi të ardhmen e internetit

30/10/2006

Hapja dhe siguria janë midis çështjeve në axhendën e Forumit katër-ditor të Qeverisje së Internetit që u hap në Athinë të hënën.

(ANA-MPA, BBC, Swissinfo, The New York Times - 30/10/06; AP, ANA-MPA - 29/10/06; UN - 25/10/06; The Internet Governance Forum Web Site; Internet Governance Forum Greece 2006)

photo

Kryeministri grek Kostas Karamanlis hapi forumin të hënën (30 tetor). [Getty Images]

Më tepër se 1,200 përfaqësues qeverish dhe organizatash ndërkombëtare, drejtues korporatash, specialistë të IT dhe akademikë po ndjekin Forumin e parë të këtij lloji të Qeverisjes së Internetit (IGF) i cili u hap në Athinë të hënën (30 tetor).

Veprimtaria katër-ditore e sponsorizuar nga OKB nuk ka për qëllim të miratojë vendime të posaçme por të ofrojë një vend për të përfshirët në të, për të arritur konsensus mbi një numër çështjesh lidhur me të ardhmen e internetit.

"Forumi do t'i japë zë qytetarëve të rrjetit global dhe do të ndihmojë identifikimin e çështjeve urgjente që duhen trajtuar në proceset formale," i tha BBC përpara takimit Nitin Desai, këshilltari i posaçëm i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Kofi Anan, për qeverisjen e internetit dhe kryetari i organizimit të IGF.

Ngjizja e IGF ishte një nga rezultatet më të rëndësishme të Samitit Botëror 2005 mbi Shoqërinë e Informacionit (WSIS) në Tuniz.

"Në këtë takim të parë të IGF, ne presim të vendoset skena dhe të ngrihet një kuadër dhe rrjet i fuqishëm e tërësor për t'u fokusuar në çështje të tilla si përballueshmëria dhe pasja e internetit; kostot e ndërlidhjes ndërkombëtare dhe sigurisë: menazhimi i burimeve kritike dhe transferimi i teknologjisë; shumëgjuhëshmëria dhe zhvillimi lokal i softuereve; ndërtimi i kapacitetit dhe pjesëmarrja e multi-aksionerëve nga vendet në zhvillim," tha Kryeministri grek Kostas Karamanlis në hapje të forumit.

Të tjerë folës në sesionin e hapjes përfshinë Desai, Ministrin grek të Transportit dhe Komunikacioneve Mihalis Liapis, sekretarin e përgjithshëm të Bashkimit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit Joshio Utsumi, komisioneren e BE për shoqërinë e informacionit, Vivianë Reding dhe Gaj Seban, sekretar i përgjithshëm i Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë.

Tema kryesore e konferencës është "Qeverisja e Internetit për Zhvillimin". Axhenda është strukturuar përgjatë katër temave të gjera: hapja, siguria, diversiteti dhe aksesi. Gjithsej 36 uorkshope do të përqëndrohen mbi çështjet e posaçme lidhur me këto tema dhe çështje të tjera me rëndësi për qeverisjen e internetit.

Pas ceremonisë së hapjes, pjesëmarrësit qenë caktuar të mbanin një sesion të përgjithshëm mbi politikën e dialogut të multi-aksionerëve, që duhet të ngrejë skenën për diskutim pavarësisht nga çështjet institucionale dhe thelbësore.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Të martën, pjesëmarrësit do të përqëndrohen në hapjen dhe sigurinë. Çështjet e posaçme që do të trajtohen në uorkshopet lidhur me këto dy tema përfshijnë rrjedhjen e lirë të informacionit, lirinë e shprehjes, fuqizimin dhe aksesin ndaj njohurive, mbrojtjen e përdoruesve nga spamet, sajtet e rreme dhe viruset ndërsa mbrohet privacia, cyber-krimet dhe mbrojtja e të dhënave.

Dy tema të tjera më të gjera: diversiteti dhe aksesi, do të diskutohen të mërkurën. Uorkshopet do të përqëndrohen në 15 çështje të ndryshme të posaçme, duke përfshirë krijimin e përmbajtjes, të drejtat njerëzore dhe interneti, rrjedhjen e lirë të informacionit në cyber-hapësirën dhe diversitetin gjuhësor.

Pas një shqyrtimi të punës në ditët e mëparshme, forumi do të mbyllet të enjten me një panel të rinjsh që do të shohë çështjet emergjente që ngrihen dhe probleme që kanë të bëjnë me rininë, si nga perspektiva teknologjike ashtu dhe ajo e politikës publike.

"Takimi i IGF në Athinë mund të konsiderohet një sukses në rast se një masë e mirë e atyre që e ndoqën ikin me disa parakoncepte të ndryshuara, apo më mirë akoma, me disa ide se si do të punojnë ndryshe në fushën e tyre të përgjegjësisë," shkroi Desai në një artikull që BBC kishte të hënën. "Masa e suksesit do të jetë në një nivel më lartë në qoftë se disa partneritete dalin nga pikat kyçe të takimit. Por masa më e mirë e suksesit është në se ata që erdhën në Athinë zgjedhin që të vinë prapë në IGF 2007 në Brazil, në IGF 2008 në Indi dhe në IGF 2009 në Egjipt."

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment