30/10/2006
Zgjedhje të reja parlamentare dhe presidenciale priten tani në Serbi pasi votuesit miratuan një kushtetutë të re në referendumin e fundjavës.
Nga Igor Jovanoviç për Southeast European Times në Beograd - 30/10/06
![]() Posterat në Beograd kërkojnë një votë "po" për kushtetutën e re serbe. Një valë e minutës së fundit e shpëtoi masën nga dështimi për shkak të pjesëmarrjes së ulët. [Getty Images] |
Në një referendum në fundjavë, votuesit serbë i dhanë miratimin një kushtetute të re, të parës në epokën pas-Millosheviçit. Dokumenti përmban një pikë që i referohet Kosovës si një pjesë integrale e Serbisë, ndonëse me autonomi të gjerë. Ajo u dënua ashpër nga shumica shqiptare e krahinës që për vite ka bojkotuar çdo votim mbajtur nën patronazhin serb.
Sipas rezultateve paraprake nga Qendra për Zgjedhjet e Lira dhe Demokracinë dhe Komisioni Zgjedhor Republikan, 51.4% e votuesve miratuan kushtetutën. Tani partitë politike duhet të bien dakord mbi një datë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare e presidenciale. Besohet gjerësisht se ato do të thirren në dhjetor.
Që kushtetuta të miratohet, duhej të mbështetej nga mbi 50% e votuesve, së paku 3.3 milion vetë. Në tërërsi, 6.6 milion vetë u regjistruan të votojnë në referendumin dy-ditor i cili nisi të shtunën (28 tetor). Pjesëmarrja totale gjatë dy ditëve ishte 53.5%. Një valë e minutës së fundit në qendrat e votimit e shpëtoi masën nga dështimi për pjesëmarrje të pamjaftueshme.
Dita e parë e referendumit pa një pjesëmarrje prej vetëm 17%, me përjashtim të zonave të populluara nga serbët në Kosovë ku shkonte nga 35 në 37%. Në fund, pjesëmarrja më e lartë ishte në Kosovë (90.1%) dhe më e ulta në Vojvodinë (45.9%).
Kundërshtarët e qeverisë dhe OJQ-të, veçanërisht nga Vojvodina, kanë kritikuar projektin si të hartuar me nxitim dhe me difekte në një numër fushash duke përfshirë pavarësinë e gjyqësorit, të drejtave të barabarta të pakicave dhe autonomisë për qeveritë lokale. Opozita serbe Partia Liberale pretendoi për "mashtrim masiv" që kishte ndodhur në qendrat e votimit në orët e fundit të votimit ku dyshohet se ka pasur individë që kanë votuar disa herë pa letra identifikimi.
Ndërsa rezultati doli të dielën mbrëma, Kryeministri serb Vojislav Koshtunica dhe Presidenti Boris Tadiç uruan publikun.
"Ky është një çast i madh për Serbinë... Ky është një moment historik, një fillim i një epoke të re," tha Koshtunica duke shtuar se konfirmimi i dokumentit provoi legjitimitetin e Serbisë përpara botës.
Tadiç tha se përfundimi i referendumit ishte "lajm shumë i mirë". Ai shtoi se zgjedhjet e reja duhet të shpallen për të kontribuar në stabilitetin politik të vendit, rajonit dhe Evropës.
Përpara votimit, përfaqësuesit e lartë të qeverisë së Kosovës dhe UNMIK-ut thanë se ai nuk do të kishte ndikim ligjor në procesin e kryesuar nga OKB për përcaktimin e statusit përfundimtar të krahinës. Pas takimit të tij me Kryeministrin e Kosovës Agim Çeku, shefi i UNMIK-ut, Joakim Ruker tha se referendumi dhe zgjidhja e statusit të Kosovës janë dy procese të veçanta.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes