UNICEF kërkon politika të reduktimit të varfërisë në Ballkan dhe në ish republikat sovjetike

19/10/2006

Rreth 18 milion fëmijë në Evropën Juglindore dhe ish republikat sovjetike jetojnë ende në shtrëngesë të madhe, tha UNICEF të mërkurën.

(The Scotsman - 19/10/06; UNICEF, UN News Centre, AP, BBC, RFE/RL - 18/10/06)

photo

Një fëmijë ecën përgjatë shtegut të ngushtë midis shtëpive në një geto rome në Sofje. Një studim i ri i UNICEF gjeti se varfëria e fëmijëve mbetet e lartë në rajon. [Getty Images]

Ndërsa ka rënë ndjeshëm që nga viti 1998, niveli i varfërisë midis fëmijëve në Evropën Juglindore (SEE) dhe Bashkësinë e Shteteve të Pavarura (CIS) është ende i lartë, sipas një studimi të ri të UNICEF të lëshuar të mërkurën (18 tetor).

Numri i fëmijëve nën 15 vjeç që jetojnë me më pak se 1.72 euro në ditë ka rënë nga 32 milion tetë vjet më parë në 18 milion në 2003, viti i fundit për të cilin ka të dhëna, thoshte raporti i dalë nga Innocenti Research Centre e UNICEF. Por një në katër fëmijë në këtë grup-moshë jeton në varfëri ekstreme të ardhurash, gjeti ai.

Përqindja shkon nga 5% në BiH në 80% në Kirkizstan, sipas studimit. Normat e vështirësive qenë më të larta se sa të të rriturve në secilin nga vendet e studjuara.

Studimi 135-faqesh mbulon gjashtë vende të SEE: Shqipërinë, Bosnje dhe Herzegovinën (BiH), Bullgarinë, Kroacinë dhe Rumaninë dhe të gjitha ish republikat sovjetike me përjashtim të Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë të cilat u bashkuan me BE në 2004. Serbia dhe Mali i Zi, ende pjesë të një shteti të përbashkët në vitin për të cilin kanë qenë në dispozicion të dhënat, janë përfshirë në raport si një vend i vetëm.

Përqindja e fëmijëve që jetojnë me më pak se 2.15 $ për ditë në Maqedoni dhe Serbi-Malin e Zi ishte 6% dhe 7 % respektivisht. Në Bullgari ajo ishte 8%, dyfishi i të rriturve që jetonin në vështirësi ekstreme. Norma e varfërisë së fëmijëve në Rumani dhe Shqipëri ishte 21% dhe 30% respektivisht.

Sipas drejtoreshës së Qendrës së Studimit Innocenti, Marta Santos Pais, varfëria e fëmijëve është bërë më e përqëndruar. Fëmijët në familjet e mëdha apo pa bërthamë, fëmijët që jetojnë në institucione, në zona rurale dhe rajone të pafavorshme dhe fëmijët që i përkasin pakicave kombëtare janë të prekur më keq, tha ajo.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Studimi tregon se ngritja ekonomike nuk përkthehet në një rritje të mjaftueshme në shpenzimin social. Përparimi në uljen e normës së vdekshmërisë fëminore dhe nxitja e treguesve shëndetësorë dhe regjistrimi në parashkolla e arsimi më i lartë sekondar, kanë qenë të plogëta.

"Varfëria e fëmijëve duhet të jetë shqetësimi numër një i qeverive në rajon," tha Maria Kalivis, drejtore e UNICEF për rajonin e SEE/CIS. "Fëmijët vazhdojnë të vendosen nëpër institucione, shifrat nuk po ulen dhe kjo është pavarësisht nga një rënie e mprehtë në normën e lindjeve...Për të arritur potencialin e vërtetë të këtyre vendeve , duhet të ketë investime të mjaftueshme në shërbimet ndaj fëmijëve."

E ardhmja e rajonit varet nga një brez i shëndetshëm e i arsimuar, thonë autorët e raportit duke u kërkuar qeverive në Ballkan dhe CIS të përshtasin politika që kanë për qëllim përmirësimin e mirëqënies së fëmijëve dhe përdorim më të mirë të burimeve në dispozicion.

Vendeve ju kërkua gjithashtu të largohen nga vendosja e fëmijëve në institucione dhe të mbështesin familjet në krizë. Bazuar në çështjet demografike, rënien e normës së lindjeve, që vendet e SEE po përjetojnë veçanërisht, ekspertët e UNICEF rekomandojnë se mbështetje më e madhe sociale duhet t'u ofrohet familjeve të reja.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment