Zhvillohet në Maqedoni fushata "Çdo fëmijë rom në shkollë"

18/10/2006

Shumë pengesa i ndalin romët për të marrë një arsim të mirë, duke përfshirë mungesën e dokumentacionit të kërkuar dhe paaftësinë për të provuar shtetësinë.

Nga Zoran Nikolovski për Southeast European Times në Shkup – 18/10/06

photo

Lypësit e rinj romë pinë duhan në sheshin e qendrës së Shkupit. Një sondazh nga UNDP gjeti se romët vazhdojnë të jenë ndër popullsitë më të varfra në Ballkan, me 44% të familjeve rome që jetojnë në varfëri dhe 15% në varfëri ekstreme. [Getty Images]

OJQ-të rome në Maqedoni po zhvillojnë një fushatë që synon në rritjen e numrit të fëmijëve romë që ndjekin shkollën. Fushata e mbështetur nga UNICEF është realizuar në qytetet Shkup, Kumanovë, Prilep dhe Shtip. Parulla është "Çdo fëmijë rom në shkollë".

Fëmijët romë kanë një sërë vështirësish në shkollimin e tyre. Këtë vit, rreth 2,000 që duhej të nisnin klasën e parë në 1 shtator, nuk e bënë këtë për shkak se u mungonin dokumentet e duhura apo për shkak se prindërit e tyre nuk kishin para, sipas Qendrës Kombëtare Rome.

Në shumë raste, nuk mund të përcaktohet në se fëmijët dhe prindërit e tyre janë shtetas maqedonas dhe janë të përcaktuar për të patur arsim të lirë. Drejtorët e shkollave thonë se janë në hall pasi pa provë shtetësie, ata mund të shkelnin ligjin.

Një tjetër problem është se fëmijët romë shpesh e lënë shkollën më parë. Ndonjëherë kjo është se prindërit e tyre nuk kanë para për librat dhe materialet e tjera shkollore. Në raste të tjera është nga që kanë traditën të martohen në moshën 12-13 vjeç. Ndërsa deri në 72% e fëmijëve romë ndjekin shkollën e ciklit të parë si nxënës me kohë të plotë, shifra bie në 31% pas moshës 15 vjeç.

Kushte të ngjashme ka anembanë Evropës Juglindore. Anembanë rajonit, regjistrimi i romëve në shkollat primare është 20 deri 30% më i ulët krahasuar me fëmijët jo romë, ndërsa normat e braktisjes janë dy herë më të larta.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Studimi i kryer në 2000 nga UNICEF dhe Banka Botërore gjeti se midis romëve, djemtë priren të jenë të arsimuar më mirë se vajzat. Vetëm 21% e grave kanë kompletuar shkollimin e tyre krahasuar me 44% të burrave, gjeti studimi.

Problemi nuk është unik për Ballkanin. Sipas një studimi botuar në gusht nga Qendra e Monitorimit Evropian mbi Racizmin dhe Ksenofobinë me bazë në Vienë, fëmijëve romë u mungon aksesi i barabartë në aftësitë arsimore në vendet anëtare të BE. Rreth 12 deri 15 milion romë jetojnë në Evropë, me 7-9 milion nga ta në vendet anëtare të BE, vë në dukje studimi. Kjo i bën ata pakicën më të madhe etnike në kontinent.

Një raport i ri nga UNDP gjeti ndërkohë se romët vazhdojnë të jenë midis popullsive më të varfra në Ballkan, me 44% të familjeve rome që jetojnë në varfëri. Nga to, 15% jetojnë në varfëri ekstreme.

UNDP tha se romët në Maqedoni kanë përqindjen më të madhe të papunësisë (70%) ndërsa 22% përballen me mohimin e shërbimeve të kujdesit shëndetësor për shkak se u mungojnë dokumentet e duhura.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment