02/10/2006
Dy anëtarë ekzistuesë në presidencën trepalëshe duken të kenë humbur vendet e tyre dhe një i tretë është në një garë fytafyt deri në fund.
(Reuters, AFP, DPA, BBC, VOA, FT, HINA - 02/10/06; AP, DPA, Euronews, RFE/RL, B92, Serbianna - 01/10/06)
![]() Pjesmarrja pritet të jetë më e lartë se në 2002 thanë zyrtarët e zgjedhjeve. [Haris Memija] |
Rezultatet paraprake nga zgjedhjet e përgjithshme të së dielës (1 tetor) në Bosnje dhe Herzegovinë (BiH) tregojnë Haris Silajxhiç, themeluesin e Partisë së moderuar për BiH, si kryesuesin për vendin boshnjak në presidencën trepalëshe të vendit. Vendi serb boshnjak duket të jetë fituar nga Nebojsha Radmanoviç, një anëtar i Alenacës së Social Demokratëve të Pavarur (SNSD) të kryeministrit të Republika Srpska (RS) Milorad Dodik.
Gara për vendin kroat boshnjak mbetet e ngushtë deri të hënën dhe nuk është e qartë në se përfaqësuesi aktual i komunitetit do të jetë në gjendje të mbajë postin e tij.
Silajxhiç, i cili ishte ministër i jashtëm i BiH gjatë konfliktit 1992-1995 dhe më pas shërbeu si kryeministër, fitoi 38 % të votave për vendin boshnjak. Anëtari ekzistues, Sulejman Tihiç, ishte i dyti me 18 %.
"Unë do të bëj gjithëshka mundem për të mundësuar shtetasit boshnjakë të rrojnë një jetë më të mirë," e citoi AP të thoshte Silajxhiç i konsideruar një mbrojtës i fortë i një BiH të bashkuar. Duke përshkruar rezultatet e votimit si një hap i rëndësishëm drejt demokracisë së plotë, ai theksoi nevojën për të gjithë politikanët e vendit të "punojnë së bashku për ta bërë Bosnjen një vend më të mirë".
Radmanoviç, ndërkohë, ka fituar një vlerësim 56% të votave për vendin serb boshnjak dhe do të zëvendësojë ekzistuesin Boris Paravac të Partisë Demokratike Serbe.
Iro Miro Joviç, që mban vendin ekzistues kroat boshnjak, është në një garë fytafyt me Zheljko Komsiç i partisë multietnike të Social Demokratëve. Deri të hënën në mëngjes, Joviç kishte një përparësi të ngushtë: 11.83 % ndaj 11.41 %.
Pjesëmarrja pritet të jetë më e lartë se në zgjedhjet e 2002, tha kryetari i Komisionit Zgjedhor Branko Petriç. Megjithatë, ai prapë do të bjerë, me gjasa, nën 55 %. Sipas llogaritjeve paraparake nga 126 lokalitete, të cilat ju dërguan komisionit brenda dy orëve nga mbyllja e shumicës së 4,300 qendrave të votimit, pjesëmarrja më e lartë, 83 % u regjistrua në qytetin Kreshevo në BiH qendrore.
Numri i votuesve të mundshëm në BiH aktualisht është 2.7 milion, nga 2.3 milion në 2002.
Përveç votimit presidencial, boshnjakët po zgjedhin gjithashtu anëtarët e parlamentit. Bazuar në ndërtimin kompleks politik të BiH, në RS zgjedhjet u mbajtën gjithashtu për presidentin e njësisë dhe dy nënpresidentë si edhe për anëtarët e parlamentit të saj.
Votuesit në federatën muslimane kroate të BiH hodhën votat për parlamentin e njësisë dhe dhjetë asambletë kantonale.
Zgjedhjet e së dielës u bënë vetëm muaj përpara mbylljes së planifikuar të Zyrës së Përfaqësusit të Lartë në korrik 2007, me politikanët e BiH që pritet atëhere të marrin përgjegjësinë e plotë për të ardhmen e vendit dhe përaprimin drejt integrimit evropian.
Përfaqësuesi i Lartë Kristian Shvarc-Shilling i cili do të mbetej në BiH si përfaqësues i posaçëm i BE, do të kishte pushtet të reduktuar në mënyrë të ndjeshme.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes