Barroso kërkon pauzë në zgjerimin e BE pas pranimit të Bullgarisë dhe Rumanisë

26/09/2006

Presidenti i Komisionit Evropian Hoze manuel Barroso tha të hënën se duhej të kishte një pauzë në procesin e zgjerimit të BE pas hyrjes së Bullgarisë dhe Rumanisë në bllok, për të zgjidhur problemet institucionale e kushtetuese.

(AP, Reuters, AFP, BBC, International Herald Tribune, AKI, EUobserver, EUpolitix - 25/09/06; EurActiv - 21/09/06; Bertelsmann Foundation - 20/09/06)

photo

Presidenti i KE. Hoze Manuel Barroso (djathtas) dhe kryeministri francez Dominik de Vijëpen mbajnë një konferencë të përbashkët shtypi pas takimit të tyre në Bruksel të hënën (25 shtator). [Getty Images]

BE nuk duhet të pranojë anëtarë të rinj pas Bullgarisë e Rumanisë përpara kryerjes së reformave institucionale që janë pezull, tha të hënën (25 shtator) presidenti i Komisionit Evropian (KE) Hoze Manuel Barroso.

Deklarata e tij erdhi një ditë para se KE të lëshonte raportin e vet të fundit mbi dy vendet e Ballkanit duke rekomanduar që ato të bashkohen me BE në 1 janar 2007.

"Do të ishte e pamënçur të futësh vende të tjera anëtare përveç Rumanisë dhge Bullgarisë," tha Barroso në një konferencë shtypi në Bruksel pas një takimi me kryeministrin francez Dominik de Vijëpen. "Ne nuk jemi në gjendje të integrojmë më tej Evropën pa reformën e mëtejshme institucionale. Ka disa limite në aftësinë tonë përthithëse."

Traktati i Nisës, për të cilin krerët e BE ranë dakord në fund të 2000, më tepër se dy vjet përpara se të hynte në veprim në shkurt 2003, e detyron Bashkimin të kryejë reformë institucionale pas pranimit të anëtarit të tij të 27-të.

"Ne nuk mund të vazhdojmë zgjerimin pa sqaruar çështjet institucionale, votimin dhe vendim-bërjen," u tha Barroso gazetarëve.

Një traktat i propozuar kushtetues i BE do të kishte ndihmuar për të ndarë problemet dhe kufizimet ekzistuese ndaj zgjerimit të mëtejshëm, por ai është lënë mënjanë pasi votuesit hollandezë dhe francezë e kundërshtuan atë në referendume më vete vitin e kaluar.

"Sa larg mund të shkojmë ne pa treguar se BE është e paefektshme?" pyeti de Vijëpen duke i bërë jehonë thirrjes së Barrosos për një ndalim në zgjerimin e mëtejshëm. "Ne na duhen parimet mbi rregullat e përbashkëta përpara se të mund të mendojmë stadet e tjera të zgjerimit."

Komentet e Barrosos lidhur me traktatin kushtetues erdhën muaj pasi krerët e BE ranë dakord në qershor të përpiqen të zgjidhin ngecjen aktuale deri në fund të 2008.

Sipas EUobserver, me bazë në Bruksel, komisionerët e BE për komunikacionin dhe për politikën rajonale, Margot Uollstrom dhe Danuta Hubner do të takohen me të ashtuquajturin "Grupi Amato" të premten për bisedime me qëllim që të gjendet një zgjidhje ndaj bllokimit të shkaktuar nga votat "jo" të hollandezëve dhe francezëve.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Ndërkohë, vendi që do të preket më së shumti nga hapat drejt zgjidhjes së problemeve institucionale të bllokut, është Kroacia e cila së bashku me Turqinë, filloi bisedimet e saj të anëtarësimit me Brukselin në tetor dhe shpreson ta kompletojë procesin deri në 2009.

Reformat për të lejuar një BE të zgjeruar të operojë në mënyrë të efektshme do të kishte gjasa të nënkuptonin një vonesë të vogël në pranimin e Kroacisë. Barroso megjithatë vuri në dukje të hënën se do të donte ta shihte vendin "të bashkohej sa më shpejt të ishte e mundur, po qe se përmbushte të gjitha kriteret."

Duke përballuar axhendën e një reforme të gjatë, Turqia nuk pritet të kompletojë negociatat e saj për së paku dhjetë vjet.

Vende të tjera që shpresojnë të bashkohen me BE përfshijnë Maqedoninë së cilës i është dhënë statusi i kandidatit në 2005 por nuk i është dhënë ende një datë e nisjes për bisedimet e saj të anëtarësimit, po kështu edhe Shqipëria, Bosnje dhe Herzegovina, Mali i Zi dhe Serbia.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment