21/09/2006
Mali i zi i saposhpallur i pavarur është në procesin e përcaktimit se çfarë force mbrojtëse një vend me 620,000 banorë mund t'ja dalë të mbajë.
Nga Antonela Arhin për Southeast European Times – 21/09/06
![]() Një grup të rinjsh tundin flamurët kombëtarë përpara godinës së parlamentit në Podgoricë, pasi republika deklaroi zyrtarisht pavarësinë e saj nga bashkimi shtetëror me Serbinë. [Getty Images] |
Brenda javësh që u bë i pavarur, Mali i Zi miratoi një strategji të sigurimit kombëtar dhe ngriti një ministri mbrojtjeje. Shteti i saposhpallur i pavarur ripohoi angazhimin e tij për t'u bërë pjesë e sistemeve të sigurisë ndërsa paraqiste një axhendë për ristrukturimin e forcave të tij të mbrojtjes.
Ushtria e re malazeze ka gjasa të bazohet në trupat tokësore ndërsa numri i makinerive do të reduktohet mjaft. Aktualisht, Mali i Zi ka rreth 50 tanke T-55 dhe 300 pjesë artilerie të kalibrave të ndryshëm.
Për shkak të një buxheti të ulët ushtarak, Mali i Zi ka më shumë gjasa të shesë të gjithë forcën e vet ajrore dhe mund të zgjedhë të kërkojë mbrojtje ajrore nga një vend fqinjë.
Ish marina federale kishte mbi 1,000 ushtarë profesionistë. Me 620,000 banorë, Mali i Zi nuk do të jetë në gjendje të paguajë i vetëm për kaq forca. Megjithatë, opinionet ndryshojnë se sa fort duhet të reduktohet marina.
Sipas një skenari, Mali i Zi mund të përfundonte duke shitur anijet e veta të luftës dhe duke reduktuar marinën e saj në një patrullë brigjesh. Sipas gjeneralit në pension Blagoje Grahovac, këshilltar i sigurimit pranë presidentit të parlamentit malazes, një patrullë e tillë do të qe mjaft.
Sa për forcat tokësore, Serbia kërkon një ushtri prej 8,500-10,000 ushtarësh profesionistë ndërsa Mali i Zi mund t'ja dalë me 650-1,100, thotë Grahovac.
Në ndryshim, këshilltari i qeverisë për sigurimin, Radoslav Martinoviç, beson se Mali i Zi ka nevojë për një marinë të plotë dhe se një roje bregu nuk do të ishte e mjaftueshme.
Sipas Martinoviç, ushtria e ardhme malazeze duhet të jetë e vogël në përmasa, profesionale, e integruar në sistemin e sigurimit kolektiv të rajonit dhe ekonomikisht praktike. Ajo duhet të ketë rreth 3,000 ushtarë dhe në 2007 ky numër do të reduktohej në 2,400 ushtarë. Nevojat e kësaj ushtrie do të përmbusheshin nga 2% e GNP të vendit. Kjo do të thoshte një shumë e përgjithshme 10,000 euro për ushtar në vit, për pagë, trainim dhe zhvillimin shkencor e teknik.
Tensioneve në rajon u është dhënë fund përfundimisht dhe nuk ekziston frika se ushtria mund të përdorej në kontekst negativ, tha Martinoviç.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes