Duke ndarë ushtrinë e Serbi-Malit të Zi: perspektiva e Serbisë

21/09/2006

Pas fundit të bashkimit të tyre shtetëror, Serbia dhe Mali i Zi po orvaten tani të ngrenë ushtri profesionale më vete, më të vogla por me pajisje teknike më të mira.

Nga Igor Jovanoviç për Southeast European Times në Beograd – 21/09/06

photo

Ushtarët e gardës kombëtare ngrenë flamurin serb përpara godinës së parlamentit federal në Beograd. [Getty Images]

Ushtria e përbashkët e Serbi dhe Malit të Zi ishte i vetmi institucion i federatës së shlirët që vazhdoi të funksionojë deri në fund. Pasi Mali i Zi zgjodhi pavarësinë në referendumin e 21 majit, të dy shtetet nisën negociatat mbi ndarjen e pronës së ushtrisë.

Me marrëveshje, të dy vendet kanë mbajtur pronën e vendosur në territoret e tyre gjatë ekzistencës së bashkimit shtetëror. Megjithatë, zyrtarët malazezë kanë njoftuar se duan të reduktojnë ndjeshëm numrin e ushtarëve dhe potencialit ushtarak. Kjo do të thotë se shumica e armatimeve dhe pajisjeve do të shiten dhe do të formohet një ushtri profesioniste prej rreth 2,500 vetësh. Bashkimi shtetëror kishte një detyrim të përgjithshëm për shërbimin ushtarak dhe rekrutët thirreshin nën armë për gjashtë muaj midis 19 dhe 21 vjeç.

Ndarja është lehtësuar nga fakti se qe planifikuar: Mali i Zi kishte rreth 5.4 % të potencialit të përgjithshëm luftarak, që ishte i barabartë me pjesën e republikës në buxhetin ushtarak.

Kjo, megjithatë, nuk u aplikua në marinën e cila qe kryesisht e vendosur në Malin e Zi. Fundi i bashkimit shtetëror e lë Serbinë pa det. Disa në Beograd mendojnë se Mali i Zi mund ta lejojë Serbinë të mbajë një flotë të pakët në bregdetin e Malit të Zi.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Serbia ka në plan të krijojë një ushtri që duke filluar që nga viti 2010 do të përbëhet kryesisht nga ushtarë profesionistë, ndërsa numri i rezervave do të rritet ndjeshëm. Sipas llogaritjeve zyrtare, deri në 2007, ushtria do të kishte rreth 36,000 vetë nga 50,000 që ka tani. Numri do të ulet pastaj në 30,000 deri në 2010.

Megjithatë, ushtria serbe po has mungesë parash, me forcat ajrore që janë veçanërisht ngushtë. Sipas nënkomandantit të forcave ajrore, kolonel Nebojsha Gjukanoviç, nga 240 aeroplanë dhe helikopterë në ushtrinë serbe, vetëm rreth 60 janë ende në përdorim. Problemi më serioz që ndesh forca ajrore, e cila u trondit keqaz gjatë luftës me NATO-n në 1999, është riparimi i MIG-29 -ave të saj. Kjo punë është shtyrë vazhdimisht për shkak të financave të pamjaftueshme.

Kushtetuta serbe nuk e përcakton qartë autoritetin e kryeministrit dhe presidentit në komandimin e ushtrisë. Ministri i mbrojtjes i ish Serbi-Malit të Zi, Zoran Stankoviç dhe zyrtarët e ministrisë tani janë nën juridiksionin e qeverisë serbe, por ministrit nuk i është dhënë ende e drejta të votojë në sesionet qeveritare.

Presidenti serb Boris Tadiç në krye të gushtit tha se nuk do të lejonte "komandën e dyfishtë të ushtrisë". Megjithatë, çështja nuk ka gjasa të zgjidhet deri sa të miratohet një kushtetutë e re serbe.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment