Kroacia dhe Sllovenia grinden për çështjet e pazgjidhura

19/09/2006

Një sërë incidentesh në një zonë me kufij të dikutueshëm ka ngritur tensionet në javët e fundit midis dy ish republikave jugosllave

Nga Kristina Çuk për Southeast European Times në Zagreb – 19/09/06

photo

Policët e posaçëm sllovenë filmojnë zonën rreth kufirit të diskutueshëm me Kroacinë, pranë qytetit verior kroat Shën Martin, në lumin Mura. [Getty Images]

Që kurse deklaruan pavarësinë e tyre nga ish Jugosllavia në krye të viteve 1990, Kroacia dhe Sllovenia kanë qenë të paafta të zgjidhin një numër çështjesh territoriale. Në javët e fundit, incidentet janë ngritur përgjatë kufirit të tyre të diskutueshëm në lumin Mura, duke rritur tensionet midis dy fqinjëve.

Në një nga to, policia sllovene ndali punëtorët kroatë që prisnin dru përgjatë bregut të majtë të lumit Mura në tokën e pretenduar nga Kroacia. Sllovenia kundërshtoi se pronarët e tokës janë shtetas sllovenë dhe se Kroacia po rrihte ta “paragjykonte” gjendjen e diskutueshme të kufirit.

Në ditën e gjashtë të incidentit, kryeministri kroat Ivo Sanader dhe homologu i tij slloven Janez Jansa u takuan në kufi dhe policia sllovene u tërhoq. Në një deklaratë të përbashkët, kryeministrat pranuan se rindërtimi do të kryhej me konsiderimin për të drejtat e pronarëve, nën mbikqyrrjen e firmave kroate e sllovene. Të dyja qeveritë do ta financojnë projektin.

"Ngritja e një bregu në Mura ka synimin të zgjidhet në frymën e bashkëpunimit dhe të solidaritetit evropian," i tha Sanader Jutarnji list. .

Por sapo u zgjidh kjo krizë, një tjetër u zhvillua. Policët kroatë kapën një numër gazetarësh sllovenë që po vizitonin një zonë të kufirit verior për të raportuar mbi patrullat e përbashkëta policore sllovene-kroate.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Policia sllovene pas kësaj zuri pozicione në zonën e diskutuar kufitare pranë fshatit Hotiza, duke prerë pemët dhe duke ngritur pengesa betoni dhe duke kontrolluar trafikun ndërkufitar. Ky incident gjithashtu do të zgjidhej me ndërhyrjen e Sanader dhe Jansa.

Pastaj, të hënën, policia sllovene ndaloi punën hekurudhore kroate pranë Hotiza, duke thënë se ndërtimi kishte depërtuar në terrirotin slloven. Thuhet se ministritë e të dy vendeve po punojnë për këtë çështje.

Zona kufitare e Muras nuk është e vetmja pikë kundërshtish midis Kroacisë dhe Sllovenisë. Ato nuk janë dakord gjithashtu në kufirin e tyre detar në gjirin Piran si edhe në një numër të tjera çështjesh të tilla si të drejtat e pakicave dhe borxhet që u detyrohen klientëve kroatë nga Ljubjlana Bank.

Më tej, vendet janë në mosmarrëveshje se si do të trajtohen këto probleme. Kroacia mbron arbitrazhin ndërkombëtar por Sllovenia thotë se favorizon zgjidhjen e tyre në mënyrë dypalëshe.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment