Serbia dhe SHBA nënshkruajnë marrëveshjen e statusit të forcave

08/09/2006

Duke vizituar Uashingtonin, Presidenti serb Boris Tadiç ka diskutuar çështjen e statusit të Kosovës me zyrtarë të administratës dhe krerë të senatit. Ai dhe Sekretarja e Shtetit Kondoliza Rajs nënshkruan gjithashtu një marrëveshje që vendos të drejtat dhe detyrimet e personelit ushtarak të stacionuar në Serbi.

Nga Igor Jovanoviç për Southeast European Times në Beograd – 08/09/06

photo

Presidenti serb Boris Tadiç (majtas) dhe Sekretarja e Shtetit Kondoliza Rajs shkëmbejnë dokumentet pas nënshkrimit të marrëveshjes mbi statusin e forcave të enjten (7 shtator). [Getty Images]

Sekretarja e Shtetit Kondoliza Rajs dhe Presidenti vizitues serb Boris Tadiç nënshkruan një marrëveshje të enjten (7 shtator) e cila rregullon të drejtat dhe detyrimet e personelit ushtarak të SHBA të stacionuar në Serbi.

Marrëveshja e statusit të forcave (SOFA) do të bëjë shumë për të nxitur lidhjet e ndërsjellta, tha Rajs.

"Kjo marrëveshje është shumë e rëndësishme për thellimin e lidhjeve midis Shteteve të Bshkuara dhe Serbisë dhe përmirësimin e bashkëpunimit të mbrojtjes dhe miqësisë ushtarake," tha ajo.

Mbi çështjen e Kosovës, subjekt i një gjysmë ore diskutim përpara nënshkrimit të SOFA, Tadiç pranoi "një dallim në opinion". Por ai tha se ishte e rëndësishme që Serbia të mbante marrëdhënie të mira me Uashingtonin pasi të mbaronin negociatat për statusin.

"Kjo është në interesin strategjik të Serbisë," u tha ai gazetarëve.

Vizita në SHBA e Tadiç është sinjali i fundit i lidhjeve të përmirësuara. Në prill, të dy vendet nënshkruan marrëveshjen e parë të madhe ushtarake, Marrëveshjen e Ndërsjelltë për të Ndaluar Përhapjen e Armëve të Shaktërrimit në Masë.

Sipas Bojan Dimtrijeviç, këshilltarit ushtarak të Tadiç, ushtria serbe ka për të përfituar nga nënshkrimi i SOFA, pasi ajo lejon për bashkëpunim të vazhdueshëm në sektorin e mbrojtjes, duke përfshirë një program partneriteti me shtetin e Ohajos i cili është quajtur një "partner strategjik" në fushën e mbrojtjes.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Format e posaçme të bashkëpunimit do të përcaktohen më qartë më pas këtë muaj kur një delegacion i lartë ushtarak i SHBA do të vizitojë Serbinë.

Të mërkurën, ditën e parë të vizitës së tij, Tadiç u takua me më tepër se 20 senatorë, duke përfshirë Xhorxh Vojnoviç të Ohajos, kryetarin e komitetit të marrëdhënieve me jashtë të senatit, Riçard Lugar, dhe nënkryetarin e komitetit të shërbimeve ushtarake të senatit, Xhon MekKejn.

"Serbia dëshëron një kompromis për Kosovën dhe Metohinë që do të jetë në të mirë të të gjithë qytetarëve. Kjo është politika jonë. Serbia do të mbrojë të drejtat e tyre në Kosovë dhe Metohi me të gjitha mjetet ligjore. Ne nuk duam çfardo dhune në Kosovë dhe institucionet demokratike të Serbisë janë garantuesi i një politike të tillë," tha Tadiç.

Ai u takua gjithashtu me këshilltarin e sigurimit kombëtar Stefen Hadli dhe me krerët republikanë e demokratë të senatit, Bill Frist dhe Herri Reid. Gjithashtu në axhendën e tij është një takim me nënpresidentin e SHBA Dik Çeni dhe një fjalim në Fondacionin e Trashëgimisë.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment