Ish shefi i sigurisë kombëtare të SHBA punësohet nga Shqipëria

07/09/2006

Kryeministri shqiptar Sali Berisha ka punësuar ish sekretarin e sigurimit kombëtar të SHBA, Tom Ridxh për të ndihmuar qeverinë e tij në përmbushjen e objektivit për anëtarësimin në NATO.

Nga Erlis Selimaj për Southeast European Times në Tiranë – 07/09/06

photo

Përparësia kryesore e Ridxh do të jetë të ndihmojë Shqipërinë të përmbushë objektivin e saj të bashkimit me NATO në 2008. [Getty Images]

Kryeministri shqiptar Sali Berisha njoftoi të hënën (4 shtator) se ai ka punësuar ish sekretarin e sigurisë kombëtare të SHBA Tom Ridxh si një këshilltar të qeverisë mbi çështjet që përfshijnë anëtarësimin në NATO, luftën kundër korrupsionit dhe trajtimin e krimit të organizuar.

Ridxh do të fillojë punën këtë muaj, tha zëdhënësi i Berishës, Neritan Sejamini. Sipas marrëveshjes, Ridxh do të bëjë vizita të rastit në Shqipëri por do të punojë kryesisht nga Shtetet e Bashkuara.

Shqipëria aplikoi për anëtarësimin në NATO në 1992, kur Berisha, presidenti i parë jo-komunist i vendit, forcoi lidhjet me Uashingtonin. Vrulli u step megjithatë kur Berisha refuzoi këshillën e SHBA lidhur me një krizë të skemës piramidale që shpuri në rrëzimin e qeverisë së tij.

Që kur u bë kryeministër në korrik 2005, ai ka kërkuar të rindërtojë marrëdhënien.

Përparësia kryesore e Ridxh do të jetë të ndihmojë Shqipërinë për të përmbushur objektivin e saj për bashkimin me NATO në 2008, tha Berisha. "Ridxh do të asistojë dhe këshillojë qeverinë shqiptare në çështje që janë përparësi e lartë për cilëndo qeveri në botë: sigurimin e vendit," spjegoi ai.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Tirana nënshkroi një marrëveshje stabilizimi dhe shoqërimi me BE në qershor por pengesa mbeten në fusha të tilla si ekonomia, infrastruktura dhe lufta kundër krimit.

Ridxh, që ishte në Tiranë të hënën, tha se do të ishte një privilegj të punonte për qeverinë shqiptare. "Jam gati të mbështes ndryshimet e nevojshme që Shqipëria duhet të bëjë me qëllim që të bëhet një anëtare e NATO-s dhe një partner global në ekonominë ndërkombëtare. Unë besoj se këto objektiva mund të arrihen dhe unë pres të nis punën së bashku me ju për realizimin e tyre," tha Ridxh.

Në mars, ai mbajti bisedime me Ministrin e Mbrojtjes Fatmirt Mediu, Ministrin e Brendshëm Sokol Olldashi dhe Ministrin e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Lulzim Basha. Një nga çështjet e diskutuara ishte menazhimi dhe kontrolli i kufijve.

Ridxh, 61 vjeç, ndërpreu termin e tij të dytë si guvernator i Pensilvanisë kur Presidenti i SHBA Xhorxh W. Bush e caktoi atë për të bashkërenduar sigurinë kombëtare pas sulmeve të 11 shtatorit 2001 ndaj Shteteve të Bashkuara. I emëruar kreu i departamentit një vit më pas, ai u tërhoq nga posti në shkurt 2005.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment