Serbia zvarritet në kthimet

06/09/2006

Në Serbi, vendi i vetëm në Evropë që nuk u ka kthyer shtetasve të vet pasurinë e konfiskuar nga komunistët dhe nazistët, ka rreth 500,000 vetë që presin të marrin pronat e tyre.

Nga Georgi Mitev-Shantek për Southeast European Times -- 06/09/06

photo

Ish pronarët kanë paraqitur kërkesa për pronësi të mëparshme për gati të gjithë qendrën e Beogradit, duke penguar investimet në këtë pjesë të kryeqytetit. [AFP]

Shtetasit serbë pasuria e të cilëve u konfiskua nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe pas kësaj nga komunistët, kishin deri në qershor për të aplikuar për kthimin e pronave të tyre. Sipas Drejtorisë së Pronave, janë mbushur 100,000 deri 150,000 dosje. Rrjeti i Kthimeve, i cili mbledh së bashku ish pronarët, vlerëson se çdo kontakt ka së paku tre aplikime që do të thotë se drejtoria do të merret me rreth 500,000 kërkesa.

Sipas statistikave të mëparshme, aplikuesit që tani jetojnë në Shtetet e Bashkuara po kërkojnë kthimin e pasurisë me vlerë në 500 milion $ nëpërmjet ambasadës në Beograd.

Statistikat tregojnë se shteti mori 726 milion metra katrore, ose 20,000 prona. Përveç këtyre janë marrë siguracione, shënime premtuese, prona intelektuale dhe industriale. Sipas ligjit të deshtetëzimit, i cili pritet të kalojë dhe të zbatohet deri nga fundi i vitit, prona duhet t'u kthehet pronarëve të mëparshëm. Në rast se kjo është e pamundur, duhet të ofrohet kompensim monetar. Rrjeti i Kthimit raporton se prona është në gjendje të kthehet në 90 përqind të rasteve.

Sllovenia, Republika Çeke, Sllovakia dhe Hungaria e nisën kthimin 15 vjet më parë. Bullgaria (1992), Gjermania (1994), Rumania, Kroacia dhe Polonia (1996), Maqedonia (1998), Bosnjë dhe Herzegovina (2000), Mali i Zi (2002) dhe Shqipëria (2004) kanë nisur gjithashtu procedurat e kthimit. Serbia megjithatë po kompilon ende inventarët e pronës së konfiskuar.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Sipas një ligji që kaloi në maj, kishat dhe grupet fetare do të marrin pronat e tyre. Sipas të dhënave shtetërore, nga gjithë pasuria e shtetëzuar, rreth 3 përqind u takon kishave dhe komuniteteve fetare.

Kthimi i pasurisë pronarëve të duhur nuk është vetëm ndreqja e një të keqeje historike. Kur investitorët e huaj interesohen për blerje të tokës në qytetet serbe, ata ndeshin probleme serioze me të drejat e pronësisë ndaj tokës.

Investitorët seriozë nuk dëshërojnë të blejnë tokë që sipas ligjit aktual, mund të blihet për 99 vjet, me riskun që një pronar legjitim të dalë e ta pretendojë atë. Në qendër të Beogradit, ish pronarët kanë mbushur pretendime për gati të gjithë qendrën, duke penguar investimet atje.

Në blerjet e ndërmarrjeve publike apo shtetërore 5 përqind e çmimit të shitjes tani shkon në Fondin e Kthimit. Fondi ka 50 milion euro. Kreu i thesarit, Vesna Xhiniç beson se për të kompletuar procesin e kthimit, Serbisë i duhet të harxhojë midis 35 dhe 200 miliard euro.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment