Komenti i Ahtisaarit ndez zjarr në Serbi

30/08/2006

Komenti i të dërguarit të posaçëm të OKB-së për bisedimet e Kosovës, Marti Ahtisaari, për ekipin negociues të Beogradit më parë këtë muaj ka tërhequr kritika nga zyrtarët serbë. Kryeministri Vojislav Koshtunica ka thënë se qeveria do të marrë veprim diplomatik.

Nga Igor Jovanoviç për Southeast European Times në Beograd – 30/08/06

photo

Komentet nga i dërguari i OKB-së për bisedimet e Kosovës, Marti Ahtisaari janë kritikuar nga zyrtarët serbë. [Getty Images]

Deklarimet e bëra më parë këtë muaj nga i dërguari i posaçëm i OKB-së Marti Ahtisaari kanë ndezur akuza nga zyrtarët serbë se i dërguari simpatizon shqiptarët etnikë në Kosovë. Kryeministri serb Vojislav Koshtunica tha të martën (29 gusht) se qeveria "do të ndërmarrë verpim diplomatik për të informuar komunitetin ndërkombëtar për 'paragjykimet serioze' që Ahtisaari ka rreth popullit serb", raportoi agjensia e lajmeve FoNet e Beogradit.

Pohimi i Ahtisaarit se "serbët janë fajtorë si një komb" për krimet kundër shqiptarëve në 1998 dhe 1999 u bë ndaj ekipit negociues të Beogradit në 8 gusht.

Zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Brandon Varma ka thënë se fjalët e Ahtisaarit qenë "marrë jashtë kontekstit" dhe se "ai vetëm deshi të thotë se trashëgimia historike nuk mund të injorohet."

"Kur dëgjon këtë pohim, gjithë biseda e paqartë e kontekstit më të ngushtë apo më të gjerë bëhet e pakuptimtë. Populli serb është bërë tashmë i njohur mirë me vetëm një kontekst të kësaj vërejtjeje," i tha Koshtunica FoNet.

Ahtisaari më pas u përpoq të sqarojë vërejtjen e tij duke thënë se "Çdo komb mban një ngarkesë për të cilën duhet të paguajë." Ndërsa udhëheqësia e re demokratike në Beograd nuk mund të fajësohet për politikat e ish presidentit Slobodan Millosheviç në Kosovë, tha Ahtisaari, "krerët në Beograd duhet të përballen me një trashëgimi historike dhe të pranojnë përgjegjësinë për vitet e kaluar."

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Megjithë sqarimin, zyrtarët serbë e kanë denoncuar Ahtisaarin. Drejtoresha e Qendrës Serbe për Bashkërendimin me Kosovën, Sanda Rashkoviç-Iliç propozoi të hënën që zyrtarët serbë t'i kërkojnë sekrtetarit të përgjithshëm të OKB-së Kofi Anan të përjashtojë Ahtisaarin nga bisedimet e ardhshme të statusit të Kosovës.

Në një intervistë me Radio Free Europe, Rashkoviç-Iviç tha se pohimi i Ahtisaarit që fajëson serbët kolektivisht për gjendjen në Kosovë "ka ulur dhe fyer popullin serb" duke e vënë atë (Ahtisaarin) pa diskutim në anën e negociatorëve shqiptarë të Kosovës.

Pohimi i Ahtisaarit ishte tema e takimit të ekipit negociues të Beogradit të hënën. Anëtarët e ekipit thanë se Ahtisaari veproi në kundërshtim të "mandatit të marrë nga sekretari i përgjithshëm i OKB-së" dhe se ai kishte "vënë pozitën e tij si i dërguar i posaçëm i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së për statusin e ardhshëm të Kosovës, në rrezik serioz". Ekipi i Beogradit udhëhiqet nga Koshtunica, Presidenti serb Boris Tadiç dhe Ministri i Jashtëm Vuk Drashkoviç.

"Do të ishte tepër e nxituar të konkludohej sot në se Serbia do të kërkojë ose jo heqjen e Ahtisaarit," tha Koshtunica në takim. "Do të shohim se çdo të bëjë Ahtisaari pas kësaj dhe do të shohim gjithashtu se ç'rezultat do të japë veprimi ynë diplomatik."

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment