25/08/2006
Një kontratë e revizionuar midis Shqipërisë dhe firmës së SHBA Lockheed Martin u nënshkrua të martën.
Nga Erlis Selimaj për Southeast European Times në Tiranë – 25/08/06
![]() Nënpresidentët e Lockheed Martin, Dan Allen (majtas) dhe Denise Saiki (në mes) dhe Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Fatmir Mediu nënshkruan marrëveshjen 17 milion $ të martën (22 gusht) në Tiranë. [Getty Images] |
Firma e SHBA Lockheed Martin nënshkroi një marrëveshje të martën (22 gusht) për të ndërtuar sistemin e mbikqyrjes detare të Shqipërisë. Duke folur me gazetarët, Ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu tha se sistemi i ri do të ishte vendimtar në luftimin e terrorizmit dhe trafikimit si edhe në sigurinë e zgjeruar në det. Projekti pritet të kompletohet në katër vjet.
Marrëveshja 17 milion $ u miratua së pari në 2005 nga qeveria socialiste e ish kryeministrit Fatos Nano. Dokumenti u modifikua pastaj dhe përfundimisht u miratua këtë muaj nga kabineti i Sali Berishës.
"Ky investim është në kuadrin e programeve për rritjen e integrimit rajonal dhe është pjesë e strategjive të forcave të armatosura shqiptare për të parandaluar dukuritë e mundshme negative në zonat bregdetare dhe territorin detar të vendit," thoshte këshilli i ministrave në një deklaratë. Autoritetet po ngrenë një strukturë të re që do të merret me zbatimin e kontratës.
Lockheed Martin po ndërmerr gjithashtu modernizimin e infrastrukturës së menazhimit të trafikut ajror, sipas një zgjatje kontrate të miratuar vitin e kaluar. Kompania ka kryer tashmë një përtëritje të shpejtë të infrastrukturës së vjetër me dhjetvjeçarë, në kohë për të trajtuar trafikun ajror gjatë Olimpiadës 2004 në Greqinë fqinjë. Rregullimi është pjesë e Projektit të Modernizimit të Hapësirës Ajrore të Vendit.
Rinovimi përfshin një godinë të re të kontrolli të trafikut ajror, kullën e kontrolli të aeroportit, radarin me rreze të gjatë, ndihmësit e komunikimit dhe navigacionit dhe kompjutera dhe ekrane të rinj automatikë të trafikut ajror. Puna përfshin gjithashtu trainim shtesë për kontrollorët dhe inxhinierët dhe strukturat e tjera të modernizimit.
Puna e mëtejshme përfshin integrimin e sistemit Skyline me komunikimet e reja, aftësitë e navigacionit dhe të mbikqyrjes që do të lidhin sistemin e trafikut ajror me aeroporte të tjera në rajon.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes