23/08/2006
Krerët e Kosovës duhet të tregojnë angazhimin e tyre ndaj një shoqërie multietnike dhe të bëjnë lëshime për të drejtat e pakicës, tha i dërguari i BE për Kosovën, Stefan Lehne përpara një vizite nga Marti Ahtisaari i OKB-së.
Nga Blerta Foniqi për Southeast European Times në Prishtinë – 23/08/06
![]() I dërguari i posaçëm i BE, Stefan Lehne arriti në Prishtinë të martën (22 gusht). [Dosje] |
I dërguari i posaçëm i BE për Kosovën, Stefan Lehne mbrriti në Prishtinë të martën (22 gusht) për t'u kërkuar krerëve të bëjnë më tepër përparim në zbatimin e standardeve të vëna nga OKB. "Përmbushja e standardeve është çelësi për arritjen e statusit përfundimtar," tha ai.
Ai mbajti bisedime me Presidentin e Kosovës Fatmir Sejdiu dhe kreun e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ish kryeministrin Ramush Haradinaj. Këto takime qenë të mbyllura për gazetarët.
Pas bisedimeve me kreun e Partisë Demokratike, Hashim Thaçi, megjithatë, Lehne foli për median lokale. "Krerët e Kosovës duhet të vazhdojnë përpjekjet e tyre për të kontaktuar me pakicat e Kosovës dhe t'ua bëjnë të qartë atyre se Kosova është e angazhuar ndaj një shoqërie multietnike," tha ai.
I dërguari i OKB-së, Marti Ahtisaari, që duhet të jetë në Prishtinë të mërkurën, do të shtyjë palën e Kosovës për të dalë me një qëndrim më zemërgjerë mbi të drejtat e pakicës, tha Lehne. Vizita vjen midis përpjekjeve të intensifikuara për të arritur një zgjidhje mbi decentralizimin, me përfaqësuesit e Kosovës dhe katër ekipe ekspertësh të OKB-së të takuar për të sheshuar çështjet e mprehta.
Ahtisaari do të sjellë "mesazhe të qarta" për ekipin negociues të Kosovës, shtoi ai, duke e përshkruar vizitën e të dërguarit të OKB-së si shumë të rëndësishme. Procesi i përcaktimit të statusit përfundimtar të Kosovës është në fazën e fundit, tha ai.
Nga ana e tij, Thaçi theksoi rëndësinë e angazhimit me BE, veëanërisht ndërsa procesi i statusit po mbyllet.
"Ne jemi të interesuar në gjetjen e një zgjidhjeje këtë vit. Jemi vërtet të interesuar në përshpejtimin e këtij procesi. Unë besoj se të gjitha detyrimet që kemi si palë kosovare do të finalizohen në kohë dhe konkretisht. Kjo do të fitojë respektin e qytetarëve të Kosovës si edhe të komunitetit ndërkombëtar," tha Thaçi.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes