Duhani, problem i madh shëndeti në Kroaci

17/08/2006

Ndërsa Kroacia nis t'i qaset BE, shtetasit e saj presin zbatim më të rreptë të ligjeve kundër duhanpirjes në ambientet publike.

Nga Kristina Çuk për Southeast European Times në Zagreb – 17/08/06

photo

Duhani lejohet ende në shumicën e kafeneve në Zagreb. [Davor Konjikusiç]

Rreth 27.4 përqind e kroatëve janë duhanpirës, një fakt që ka pasoja serioze shëndeti. Vendi është i treti në Evropë përsa i përket numrit të vdekjeve nga kanceri i mushkërive, sipas të dhënave nga Agjensia Ndërkombëtare për Kërkimin e Kancerit.

Dy shkaqet kryesore të vdekjeve në Kroaci janë të lidhura ngushtë me duhanin, thotë kreu i Institutit Kroat të Shëndetit Publik, Vlasta Hrabak-Zerbajiç. "Sëmundjet kardiovaskulare, me 53.6 përqind në mortalitetin e Kroacisë në 2001, renditen të parat. Pas saj në klasifikim ishte neoplazma, me 23.8 përqind, ndërsa sëmundjet e sistemit frymëmarrës, me 4.1 përqind, qenë të pestat," shkruante Hrabak-Zerbajiç në një raport për OBSH.

Sondazhet nga instituti tregojnë se shumica e kroatëve kanë ndezur cigaren e parë në moshën 13 vjeç dhe pothuajse 43 përqind e nxënësve të shkollave të mesme janë duhanpirës. Rreth 35 përqind e studentëve që ndjekin shkollat mjekësore, dentare apo farmaceutike, pranojnë se pinë duhan.

Ligji aktual në Kroaci ndalon duhanpirjen në vendet e punës. Kondravajtësit mund të dënohen me 14 euro. Përveç kësaj, drejtuesi i vendit të punës duhet të paguajë gjithashtu 69 euro. Punëdhënësit që nuk shënojnë siç duhet se aty ndalohet duhani mund të ndëshkohen me një gjobë 138-413 euro.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Megjithatë, ky ligj nuk është zbatuar me rigorozitet në të kaluarën. Me një milion duhanpirës në vend, shumë kroatë nuk e marrin seriozisht ligjin. Një nga arsyet për këtë qëndron në mentalitetin e tyre: shumë kroatë thjesht nuk e kuptojnë apo nuk çajnë kokë se duhani është i dëmshëm për shëndetin. Për më tepër, ligji ka dalë së fundmi dhe duhet kohë që njerëzit t'i përshtaten.

Më parë këtë verë, ministria e shëndetit njoftoi se do të kalojë një projekt-ligj kundër pirjes së duhanit në të gjitha vendet publike, duke përfshirë baret dhe kafetë. Vetëm pas njoftimit, megjithatë, qeveria u tërhoq dhe tha se një ligj i tillë ishte i panevojshëm. Ministria po përqëndorhet tani në vend të kësaj në zbatimin e ndëshkimeve për kufizimet ligjore ekzistuese të duhanpirjes në ambientet publike dhe ngritjes së ndërgjegjësimit të publikut për efektet e dëmshme që sjell duhanpirja.

Në shumicën e vendeve të tjera të Evropës, ligjet anti-duhanit aplikohen ndërkohë në të gjitha vendet publike: kafe, restaurante, teatër, disko-klube, zyra dhe spitale. Zbatimi i këtyre ligjeve kontrollohet gjithashtu mirë me gjoba. Në Shtetet e Bashkuara, vendosja e gjobave për kundravajtjet e duhanpirjes bëri atë që nuk e bënin dot për 30 vjet fushatat anti-duhan.

Është e kuptueshme që duhanpirësit në Kroaci e kundërshtojnë me forcë ligjin e ri, ndërsa ata që nuk e pinë janë të patundur rreth zbatimit të tij. Situata nuk është e thjeshtë për shkak se vendi ka një fitim të madh nga industria e duhanit. Megjithatë, në qoftë se Kroacia do që të barabitet me të tjerët, vendet më të zhvilluara, veçanërisht anëtarë të BE, ndalimi përfundimtar i duhanpirjes në të gjitha vendet publike është i padiskutueshëm.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Dialogu politik e programet e shoqërisë civile ndihmojnë të kapërcehen ndarjet rajonaleDialogu politik e programet e shoqërisë civile ndihmojnë të kapërcehen ndarjet rajonale

Përpjekjet në vazhdim të partive politike dhe OJQ-ve ndihmojnë të nxitet transformimi paqësor.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Kroacia bëhet vendi anëtar i 28-ë Bashkimit Evropian në 1 korrik. Cili vend do të jetë anëtari tjetër?

Maqedonia
Mali i Zi
Serbia
Turqia
Shqipëria
BiH
Kosova



shih rezultatet Shto koment