11/08/2006
Si një mjet transporti ekologjikisht i favorshëm dhe jo i shtrenjtë, ngarja e biciçikletës po bëhet një alternativë popullore në rritje. Për turistët, ofron një mënyrë për të parë vendin me të gjithë bukurinë e tij natyrale dhe madhështore.
Nga Kristina Kuk për Southeast European Times në Zagreb -- 11/08/06
![]() Çiklizmi është bërë popullor midis turistëve në Kroaci. [Getty Images] |
Leonardo da Vinçi i Italisë vizatoi skicën e parë të një biçiklete në fund të shekullit të 15-të. Në 1817, Karl von Drais shpiku një aparat i quajtur draisiene, i cili shpejt u bë biçikleta që ne njohim sot.
Historia e çiklizmit është pak më e shkurtër. Biçikletat e para nuk e gjetën rrugën e tyre për në Kroaci deri në vitin 1860, por në fund të shekullit të 19-të. Kroacia kishte shoqatën e saj të çiklizmit. Sot, Kroacia ka gati 60 klube çiklizmi dhe numri i çiklistëve po rritet vazhdimisht.
Biçikleta është një mënyrë udhëtimi e përballueshme sepse ajo nuk kërkon karburant. Është ekologjikisht e favorshme dhe e dobishme për shëndetin dhe fitnesin e çdokujt. Për më tepër, njerëzit nga të gjitha moshat mund ta ngasin.
Biçikleta është një lloj transporti ideal për turistët që duan me të vërtetë të përjetojnë vendin. Rrugët e fshatrave, shtegjet e pyjeve, fushat dhe vreshtat e bëjnë më të lehtë për të udhëtuar larg nga destinacionet e rrugëve. Bashkëveprimi i ngrohtë me banorët lokalë, etnografia piktoreske, shijim natyral i ujit të pusit, shtëpitë e vjetra me gurë dhe faltoret romantike të gjitha i japin shije atmosferës unike të turizmit me biçikletë.
Çiklizmi është po ashtu ideal për ishujt. Anijet shpesh i shëtisin çiklistët nga një ishuj në tjetrin dhe kostot e marrjes me qira të një biçiklete janë minimale. Kombinimi i një lundrimi dhe një turneu me biçikletë po bëhet gjithnjë e më shumë popullor.
Në dekadën e kaluar, Kroacia ishte mbrapa shumë prej vendeve fqinje për numrin dhe mundësinë e rrugëve për biçikleta. Por kjo po ndryshon. Shumë prej parqeve kombëtare në Kroaci kanë të shënuar të gjitha rrugët e tyre dhe sigurojnë harta. Parku Kombëtar i Liqenit të Plitvice ka rrugët më të bukura për biçikletë në Evropë.
Rritja e përdorimit të çiklizmit vendas dhe anëtarësimit në klubet e çiklizmit do të thotë më shumë mbështetje për përpjekjet për të përmirësuar infrastrukturën e çiklizmit në Kroaci. Në Zagreb është zbatuar një plan sistematik për të sjellë më shumë çiklistë në rrugë dhe për të përmirësuar infrastrukturën në rritje.
Më vonë, Kroacia kombinoi dy mënyrat më ekologjike të transportit -- trenat dhe biçikletat -- për të krijuar një mënyrë të re turizmi duke vizituar fshatin. Çiklistët mund të blejnë një biletë ditore të vetme të përballueshme. Treni i çon ata nëpër pjesë të një fshati si shikim paraprak dhe i le ata në çdo vend ku ka rrugë piktoreske për çiklizëm.
Në këtë mënyre, Kroacia shpejt po i arrin fqinjët e saj dhe tani krenohet me shumë rrugë të bukura për çiklizëm për turistët, dhe këto numra vazhdojnë të rriten.