01/08/2006
Mungesa e infrastrukturës së përshtatshme po lë disa nga vendet turistike kryesore të Kroacisë pa ujë të mjaftueshëm, duke detyruar racionimin dhe largimin e vizitorëve
Nga Kristina Cuk për Southeast European Times në Zagreb – 01/08/06
![]() Flux i madh i turistëve po i shtohet ndërprerjeve të ujit në Kroaci. [Getty Images] |
Në pikun e sezonit turistik, rajone bregdetare të Kroacisë janë përballur me ndërprerje të ujit. Reshjet në Dalmaci ka qenë të pakta dhe sistemet ekzistuese të furnizimit të ujit as nuk janë të përshtatshme për stacione të mëdha, as nuk janë në gjendje të përballen me fluksin në rritje të njerëzve.
Si rezultat, është zbatuar racionimi i ujit në disa zona. Situata më e keqe ishte në Pag, një ishull në qendër të Dalmacisë. Atje, administratat lokale ishte në mosmarrëveshje me njëra me tjetrën mbi furnizimin e ujit në rajonet e ishullit.
Në një rajon, përdorimi i ujit u kufizua nga ora 11 paradite deri në orën 5 mbasdite, ndërsa në një tjetër, njerëzit vazhduan të ujisnin kopshtet dhe të lagnin rrugët.
Pag tërheq zakonisht dhjetëra mijëra turistë. Por këtë verë, disa janë larguar. Vizitorët nuk duan të paguajnë për një apartament ose një hotel ku ata nuk mund të lahen në dush. Për të rregulluar situatën, ushtria ka filluar të importojë ujë nga qytetet e tjera kroate. Zyrtarët tani po ftojnë turistët të kthehen mbrapsht.
Si rezultat, kriza është mënjanuar -- për tani. Në planin afatgjatë, problemi mund të zgjidhet duke riparuar sistemi e furnizimit të ujit. Përndryshe, Kroacia mund të përballet me masa ndërprerje dhe emergjente çdo vit, të cilat nuk janë pjesë e perspektivës të një vendi që kërkon të zhvillojë industrinë e tij të turizmit.
Kryeministri kroat Ivo Sanader ka shprehur solidaritet me banorët e ishujve dhe mysafirët e tyre. Ai shprehu se Pag do të marri së shpejti mbështetjen e qeverisë dhe një sistem i ri furnizimi uji do të ndërtohet.
Ndërsa është zakonshme për këtë pjesë të Kroacisë të vuajë nga ndërprerjet e ujit gjatë verës, kjo ka qenë më e theksuara deri tani. Ekspertët thonë se nevojitet në të ardhmen një planifikim më i mirë i sezonit turistik, dhe jo thjesht të rrimë në pritje të turistëve të ardhshëm të nxehur dhe pronarëve të irrituar të hoteleve.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes