Uisner: Negociata "të intensifikuara" nevojiten për zgjidhjen e Kosovës

31/07/2006

Të dyja palët në negociatat e statusit të Kosovës kanë nevojë të tregojnë fleksibilitet në mënyrë që të arrihet një marrëveshje para fundit të vitit, deklaroi i dërguari i SHBA-së, Frank Uisner, gjatë vizitave në Beograd dhe Prishtinë.

Nga Blerta Foniqi për Southeast European Times në Prishtinë – 31/07/06

photo

Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu (në të djathtë) mirëpret të enjten (27 korrik) të dërguarin special të SHBA-së për bisedimet e statusit të Kosovës Frank Uisner në Pristinë. [Laura Hasani]

I dërguari special i SHBA-së për procesin e statusit të Kosovës, Frank Uisner, ishte në Beograd dhe Prishtinë javën e kaluar për bisedime me të dyja palët. Ndërsa Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të bëjnë presion për një zgjidhje këtë vit, ato nuk duan të paragjykojnë negociatat duke marrë një pozicion mbi të ardhmen e Kosovës, deklaroi ai.

"Ne nuk do të japim opinionet tona mbi statusin e Kosovës në këtë fazë, sepse ne mendojmë se është e rëndësishme të arrihet një marrëveshje midis të dyja palëve dhe negociatorëve," tha ai.

Nevojitet fleksibilitet nga të dyja ekipet negociuese gjatë fazës së re, "të përshpejtuar" të bisedimeve, tha i dërguari. "Kanë ngelur përpara vetëm disa javë për negociata intensive. Arritja e zgjidhjeve reale në ato negociata duhet të jetë mbi të gjitha prioriteti ynë më i madh dhe të arrihet ajo para se të fillojmë të shikojmë për hapin e ardhshëm," tha ai.

Megjithëse Uashingtoni nuk përkrah një zgjidhje të veçantë, ai mbështet fuqishëm pozicionin e Grupit të Kontaktit se nuk duhet të bëhet asnjë ndarje e Kosovës, sipas Uisnerit.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Parimi i jo copëzimit "është në përputhje si me praktikën ligjore ndërkombëtare po ashtu është një parim politik i rëndësishëm për të gjitha shtetet në këtë zonë të Ballkanit perëndimor," tha Uisner. Aftësia për të mbajtur stabilitetin dhe paqen në rajon është e lidhur direkt me të, shtoi ai.

Veç kësaj, Uisner tha, çdo marrëveshje që arrihet duhet të jetë e tillë që të mbrojë minoritetet në Kosovë dhe ti japi mundësinë atyre për një jetë të përshtatshme. Ai theksoi nevojën për të zbatuar masa specifike, duke përfshirë "zgjidhje reale" që kanë për qëllim mbrojtjen e trashëgimisë së kishave, kulturës dhe bashkive.

Vizita e Uisnerit erdhi pas të ashtuquajturit "takimi i elefantëve" midis drejtuesve të lartë serbë dhe kosovarë shqiptarë në Vjenë. Megjithëse delegacione nuk bënë gjë tjetër veç prezantimit të pozicioneve të tyre të deklaruara mbi Kosovën -- pala shqiptare që kërkon dhe pala serbe që kundërshton pavarësinë e plotë -- mbledhja u pa prapseprap si një moment historik.

Ndërkohë, një raund i ri bisedimesh teknike është programuar për 7-8 gusht. Fokusi do të jetë decentralizimi dhe të drejtat e minoriteteve.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment