Drejtuesit shqiptarë të Kosovës dhe serbët i qëndrojnë pozicioneve në takimin e Vjenës

25/07/2006

"Takimi i elefantëve" të së hënës në Vjenë i dha një shans drejtuesve shqiptarë të Kosovës dhe të Serbisë për të përsëritur qëndrimet e kundërta mbi të ardhmen e Kosovës.

Nga Blerta Foniqi për Southeast European Times në Vjenë – 25/07/06

photo

Presidenti serb Boris Tadiç (në të djathtë) bisedon me Kryeministrin serb Vojislav Koshtunica gjatë një konference për shtyp mbas një raundi bisedimesh për të ardhmen e Kosovës të mbajtura të hënën (24 korrik) në Vjenë.

Faza politike e negociatave të statusit të Kosovës fillon të hënën (24 korrik), pasi drejtuesit serbë dhe kosovarë shqiptarë zhvilluan takimin e tyre të parë direkt. Ishte hera e parë që nga ndërhyrja e NATO-s në 1999 që drejtuesit nga të dyja palët takoheshin për të diskutuar të ardhmen e Kosovës.

Seanca e tensionuar një-ditore në Vjenë vuri përballë kërkesat e shumicës shqiptare të Kosovës për pavarësi të plotë kundër opozitës të Serbisë ndaj tyre. Secili prej katër drejtuesve kryesorë -- Presidenti kosovar Fatmir Sejdiu, Kryeministri kosovar Agim Çeku, Presidenti serb Boris Tadiç dhe Kryeministri serb Vojisllav Koshtunica -- mbajti fjalime duke përsëritur pozicionet e forta të palëve të tyre.

Delegacionet hynë nga anë të ndryshme të sallës dhe nuk pati shtrëngim duarsh

"Është e qartë se pozicionet e palëve mbeten shumë larg: Beogradi mund të bjerë dakort me gjithçka përveç pavarësisë, ndërsa Prishtina nuk mund të pranojë asgjë përveç pavarësisë," i tha reporterëve i dërguari i OKB-së për bisedimet mbi statusin, Marti Ahtisari.

Megjithëse akoma teknikisht pjesë e Serbisë, Kosova është qeverisur nga një mision i OKB-së që prej vitit 1999. Shumica e saj kosovaro shqiptare mbështet fuqishëm ndarjen nga Serbia, ndërsa Beogradi dëshiron të ngelen disa forma pavarësie.

Tetë raunde bisedimesh teknike janë zhvilluar midis delegacioneve që përfaqësojnë të dyja palët me shenja të vogla përmirësimi.

"Pavarësia e Kosovës është alfa dhe omega, fillimi dhe mbarimi i pozicionit tonë," deklaroi Sejdiu në fjalimin e tij gjatë takimit të së hënës. "Ne jemi të interesuar në ndërtimin e një Kosove të pavarur, sovrane dhe demokratike për të gjithë qytetarët.

Ai siguroi gjithashtu kosovarët serbë se ata do të përfaqësohen me drejtësi dhe u bëri thirrje ti japin fund bojkotimit të institucioneve të Kosovës. Bojkotimi, tha ai, reflekton presionin nga Beogradi më shume se pozicionin e kosovarëve serbë.

"Serbët janë të mirëpritur në institucionet tona dhe do të jenë të mirëpritur gjithmonë," shtoi Sejdiu.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Ndërkohë Tadiç bëri thirrje për një zgjidhje kompromisi. Vetëm një zgjidhje e tillë "do të ketë një kuptim real, të qëndrueshëm dhe që mund të jetë në gjendje të fitojë mbështetjen serbe," deklaroi ai. Ai tha gjithashtu se duhet arritur një marrëveshje mbi decentralizimin dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe fetare, duke përfunduar se kjo është "një çështje morale dhe politike e rëndësisë maksimale".

Koshtunica tha se Serbia nuk mund të pranojë humbjen e 15 për qind të territorit të saj, por mund të pranojë ti japë Kosovës "autonomi të konsiderueshme". Sipas atij propozimi, Beogradi mund të mbajë kontrollin mbi politikën e jashtme, kontrollin e kufijve dhe në fusha të tjera kyçe, ndërsa do t'i lërë Kosovës autoritetin mbi shumicën e çështjeve ditore.

"Ideja e krijimit të një shteti të ri në territorin e Serbisë është e rrezikshme," deklaroi Koshtunica.

Çeku, sidoqoftë, përjashtoi çdo gjë përveç pavarësisë, duke thënë se subjekti nuk është i negociueshëm. "Ne jemi të sigurt se Kosova është një shtet; shtet demokratik, i qëndrueshëm dhe funksional. Ne erdhëm në takim për të fituar mbështetje ndërkombëtare ndaj shtetit tonë, tha Çeku, një ish komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment