21/07/2006
Katër nxënës maqedonas janë nderuar për një uebsajt kushtuar çështjes së varfërisë së fëmijëve.
Nga Marina Stojanovska për Southeast European Times në Shkup -- 21/07/06
![]() Sajti i nxënësve përqëndrohet në varfërinë e fëmijëve dhe mënyrat në të cilat marrëdhëniet ndërkombëtare mund t'i drejtohen problemeve që kontribuojnë në to. [fightpoverty.mmbrico.com] |
Katër nxënës nga shkolla fillore Metodija Mitevski Brico në Delçevo, Maqedoni, qenë bashkëfitues të një çmimi dhënë nga Departamenti i Shetetit i SHBA për uebsajtet që flasin për rëndësisë e çështjeve ndërkombëtare dhe diplomacinë.
Ana Gjorgievska, Elena Gjorgievska, Zoran Dimitrovski dhe Zikica Popovski, ndërtuesit e sajtit do të marrin 2,000 $ secili dhe mësuesja e tyre Roza Stamenovska dhe shkolla e tyre do të marrin nga 500 $.
Nxënësit qenë fitues të çmimit Platin në konkursin e 2006, Dyer në Diplomaci. Sajti i tyre fightpoverty.mmbrico.com, përqëndrohet në varfërinë e fëmijëve dhe rrugët në të cilat marrëdhëniet ndërkombëtare mund t'i drejtohen problemeve që kontribuojnë në të.
"Shkolla jonë është përfshirë në disa projekte dhe një nga ta është projekti për lidhjen e shkollave nëpërmjet internetit nga ku ne mësuam rreth konkurimit të Ueb-diplomatëve," tha Stamenkovska. "Vitin e kaluar ne punuam për një projekt, Të gjithë së bashku - Bota e Bashkuar, ku fituam një fletë lavdërimi. Këtë vit, aplikuam përsëri dhe bëmë një projekt që trajtonte një çështje më pak globale, varfërinë, me theks të posaçëm në varfërinë e fëmijëve."
"Uebsajti ka qëllime të shumëfishta: ngritjen e ndërgjegjësimit për popullsinë e vjetër, uljen e varfërisë nëpërmjet paraqitjes të pasojave dhe bashkimin e të gjithë të rinjve në krijimin e një zgjidhje të përbashkët që do t'i jepej çdo qeverie në botë," tha Stamenkovska.
Pas lajmit për çmimin, nxënësit dhe Stamenkovska u pritën nga Presidenti Branko Crvenkovski dhe Kryeministri Vlado Buçkovski.
Rreth 305 ekipe nxënësish të moshave 15-18 vjeç nga 46 vende morën pjesë në konkurimin e sponsorizuar nga fondacioni Global SchoolNet dhe departamenti i shtetit i SHBA. Bashkë me nxënësit e Delçevo, nxënësit e shkollës virtuale të Orlandos, Florida, fituan gjithashtu çmimin Platin për uebsajtin e tyre "Ura të arta: lidhin popujt drejt paqes".
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes