Nis në BiH gjyqi kundër të dyshuarve për terror

21/07/2006

U hap në Sarajevë të enjten gjyqi kundër tre të dyshuarve akuzuar me komplotimin e sulmeve terroriste mbi objektiva të paidentifikuara perëndimore në Evropë.

(OHR Morning Media Brief - 21/07/06; AP, Reuters, BBC - 20/07/06; AP, Reuters, ISN Security Watch - 03/05/06)

photo

Tre terroristët e dyshuar dhe avokatët e tyre rrinë në dhomën e gjyqit të Gjykatës Shtetërore Boshnjake. [Getty Images]

Gjyqi për tre të dyshuarit e akuzuar me komplotimin e sulmeve terroriste mbi objekte të paidentifikuara perëndimore në Evropë, u hap të enjten (20 korrik) në Gjykatën Shtetërore të Bosnjë dhe Herzegovinës (BiH) në Sarajevë.

Mirsad Bektasheviç, 19 vjeç, një shtetas suedez me origjinë boshnjake dhe Abdulkadir Cesur, 21 vjeç, me kombësi turke e me banim në Danimarkë, u arrestuan në 19 tetor 2005 me dyshimin për veprimtari terroriste. Një bastisje policore në zyrat që ata kishin marrë me qera, nxorri një "brez vetëvrasës" dhe maska të zeza, rreth 20 kg lëndë shpërthyese dhe video që tregonin si të prodhohej një bombë dhe jepte udhëzime për lutjen para sulmit vetëvrasës.

I padituri i tretë, 29 vjeçari Bajro Ikavoniç, është një shtetas i BiH. Ai u arrestua muajin pasardhës së bashku me dy boshnjakë të tjerë, Senad Husanoviç dhe Amir Bajri, që më pas u lëshuan me dorëzani.

Bektasheviç dhe Cesur arritën në BiH me qëllimin të kryejnë një akt terrorist, ose atje ose gjëkundi tjetër në Evropë, me qëllim që të shtyjnë vendet për të tërhequr trupat e tyre nga Iraku dhe Afganistani, thanë prokurorët. Të dy ata, thuhet se morën me qera apartamante në Sarajevë dhe krijuan kontakt me Ikanoviç, nga i cili blenë shpërthyesit.

Një shirit zanor i një bisede në një telefon celular tregon Bektashoviç, të koduar "Maximus" që i kërkonte një njeriu të identifikuar si Abdul Bashit t'i dërgonte atij paratë "për mallin vërtet të mirë që kam gjetur këtu".

Pas goditjes së grupit vitin e kaluar, autoritetet e BiH vunë në dijeni autoritetet daneze dhe britanike mbi gjetjen e tyre. Kjo shpuri në disa arrestime duke përfshirë atë të Bashit. Autoritetet suedeze kanë bashkëpunuar gjithashtu në hetim.

Duke cituar padinë, AP raportonte se "personat e arrestuar në Britaninë e Madhe që janë akuzuar me aktin kriminal të shkaktimit të një shpërthimi dhe mr rrezik të përgjithshëm, Junuz Culi dhe Vasem Ahmet Mugala, kishin një numër telefoni suedez dhe një numër boshnjak që qe përdorur nga i dyshuari Mirsad Bektasheviç".

Duke kundërshtuar të gjitha akuzat, avokatët mbrojtës e kanë përshkruar padinë si ligjërisht të pabazuar dhe provat si "të diskutueshme".

Por prokurorët duken me besim se do të jenë në gjendje të provojnë rastin e tyre.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading