20/07/2006
Në një shenjë zhvillimit dhe bashkëpunimit në rritje, një kalim i ri është përuruar në kufirin Shqipëri-Mali i Zi.
Nga Erlis Selimaj për Southeast European Times në Tiranë – 20/07/06
![]() Liqeni i Shkodrës është më i madhi në Ballkan. [albaniabridge.co.uk] |
Shqipëria dhe Mali i Zi që sapo fitoi paravërinë hapën kalimin e tyre të katërt kufitar muajin e fundit. Njohur si Ura e Bunës, ai kalon nëpër liqenin e Shkodrës, vendosur në perëndim të qytetit. Më parë, vendet lidheshin nëpërmjet kalimeve kufitare të Hanit të Hotit-Bozaj, Murriqan-Sukobinë dhe Vermosh-Grcar.
Dy anije pasagjerësh arritën në pikën e kalimit duke mbajtur qytetarë dhe delegacione zyrtarësh të lartë nga Shqipëria dhe Mali i Zi. Ky i fundit kryesohej nga Ministri malazes i Mjedisit Boro Vuçiniç. Të dy palët u zotuan të punojnë së bashku për mbrojtjen dhe zhvillimin e zonës rreth liqenit të Shkodrës.
Ceremoninë e ndoqi gjithashtu kryetarja e parlamentit shqiptar Jozefina Topalli. "Hapja e këtij kalimi të ri është një ngjarje e rëndësishme për të gjithë rajonin. Ai krijon mundësi për zhvillim të qëndrueshëm të turizmit këtu dhe potencial për marrëdhënie tregtare duke i dhënë më tepër përfitim qytetarëve të Shkodrës," tha ajo.
OJQ-të me projekt për zonën duhet t'i zbatojnë ato sa më parë të jetë e mundur, shtoi Topalli.
Liqeni i Shkodrës është liqeni më i madh në Ballkan. Ai ka një sipërfaqe prej 368 km katrore, nga të cilat 169 km katrore i takojnë Shqipërisë dhe pjesa tjetër Malit të Zi. Qyteti i Shkodrës është një nga qytetet më të vjetër dhe historikë në Shqipëri, që ka funksionuar si një qendër e rëndësishme kulturore dhe ekonomike. Ai ka një popullsi nga 90,000 në 110,000 po të përfshihet zona rreth tij. Ura 40 metra e Bunës, një lidhje jetike midis qytetit dhe vendpushimeve rrethuese turistike, iu nënshtrua një rindërtimi të madh në 2002 pas një shëmbjeje të pjesshme.
Gjatë një vizite në maj, Kryeministri Sali Berisha tha se autoritetet po punojnë shumë për të zhvilluar atë pjesë të vendit. Ai u kërkoi autoriteteve lokale në Shkodër të bashkëpunojnë me autoritetet malazeze në shkëmbimin e inteligjencës dhe krijimin e zonave të reja për bashkëpunimin ndër-rajonal.
Sipas Berishës, një bashkëpunim i tillë do të ndihmojë të dy vendet të hapin udhën për zhvillimin e rajonit që ndajnë.