Këshilli i Sigurimit i BE mblidhet mbi Kosovën

17/07/2006

Këshilli i Sigurimit i OKB-së dëgjoi javën e kaluar presidentin e Kosovës, kryeministrin serb dhe të dërguarin e OKB-së për bisedimet e statusit.

Nga Blerta Foniqi për Southeast European Times në Prishtinë – 17/07/06

photo

Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu (majtas) dhe Kryeministri serb Vojislav Koshtunica folën të dy përpara Këshillit të Sigurimit të OKB-së javën e kaluar. [Ilustrimi fotografik nga SETimes]

Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu, Kryeministri i Serbisë Vojislav Koshtunica dhe i dërguari i OKB-së për negociatat e statusit, Marti Ahtisaari, informuan të gjithë javën e shkuar Këshillin e Sigurimit të OKB-së, duke ofruar paraqitje të ndryshme të situatës në krahinë.

Të enjten (13 korrik) Sejdiu foli për anëtarët e Këshillit. Ndonëse sesioni ishte i mbyllur për median, ai u tha reporterëve më pas se kishte bërë thirrje për pavarësinë e Kosovës, duke e quajtur atë të "panegociueshme".

"Populli i Kosvës ka një të drejtë për vetëvendosje dhe Kosova duhet të bëhet e pavarur dhe sovrane "me qëllim që të jetë një faktor i qëndrueshmërisë në Ballkan dhe një fqinj i mirë me të gjitha vendet e tjera," tha ai.

Ndonëse paraqitja e Sejdiut u bë gjatë një sesioni të jashtëm dhe jo zyrtar, ai ishte gjithsesi tepër i rëndësishëm, tha ndihmës shefi i UNMIK-ut Stivën Shçuk.

"Dua të siguroj se gjithkush e kupton sa e rëndësishme ishte kjo vizitë. Ndonëse ky është një takim jashtë sesionit zyrtar, ai takon çdo anëtar dhe çdo përfaqëses kryesor të Këshillit të Sigurimit. Ai po u flet atyre pa praninë e UNMIK-ut. Kështu që, për gjithsecilin që minimizon rëndësinë e asaj që po bën ai atje, do të thotë të mos kuptosh se ç'po ndodh," tha Shçuk.

Fjalimi i Koshtunicës, ndërkohë, shtjelloi qëndrimin qeveritar serb, kundërvënien ndaj pavarësisës së plotë për Kosovën dhe ofrimin në vend të saj të "autonomisë thelbësore". Sovraniteti për krahinën do të krijonte një shembull të rrezikshëm global, sugjeroi kryeministri serb.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

"Zgjidhja për problemin e Kosovës që ne të gjithë punojmë të arrijmë duhet të jetë e saktë universalisht me qëllim që të shmangë një shembull lidhur me ndryshimin e kufijve të cilit mund t'i referohet çdo pakicë etnike me pretendime territoriale," u citua Koshtunica t'i thoshte Këshillit.

I dërguari i posaçëm Marti Ahtisaari e informoi Këshillin mbi përparimin e bisedimeve të drejtpërdrejta në Vienë, midis delegacioneve që përfaqësojnë Beogradin dhe Prishtinën. Ai tha se do të ftojë së shpejti krerët e secilës palë për një takim të nivelit të lartë.

"Kjo do të jetë hera e parë që krerët politikë të të dy palëve kanë një shans për të paraqitur rastin e tyre, se si e shohin çështjen e statusit. Pastaj ne do të vazhdojmë diskutimet mbi çështjet teknike për aq sa ta shohim se po bëjmë përparim dhe po ngushtojmë dallimet."

"Bisedimet do të përqëndrohen kryesisht në zonat mbrojtëse rreth vendeve ortodokse serbe dhe kulturore dhe mbi mekanizmat për të mbikqyrur dhe zbatuar marrëveshjen e vendosur në fushën e trashëgimisë kulturore e fetare," tha Ahtisaari.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment