Në zhvillim projekti për të forcuar arsimin në Shqipëri

11/07/2006

Institucionet financiare ndërkombëtare po ndihmojnë financimin e një projekti 75 milion $ që ka për qëllim të rritë cilësinë dhe efektshmërinë e sistemit shkollor në Shqipëri.

Nga Erlis Selimaj për Southeast European Times në Tiranë -- 11/07/06

photo

Mungesa ekstreme e teksteve shkollore dhe furnizimeve të tjera ka patur një efekt shkatërrues në shkollimin në Shqipëri, duke e bërë Italinë dhe vende të tjera të ofrojnë ndihmë materiale. [UNDP]

Banka Botërore nënshkroi një marrëveshje kredie prej 15 milion $ me qeverinë shqiptare javën e kaluar për të ndihmuar financimin e një projekti të rëndësishëm arsimor në vend. Kredia 20-vjeçare e cila do të lëvrohet nga krahu i kredisë së butë IDA të Bankës Botërore, do të bashkëfinancojë realizimin e Projektit të Paanësisë dhe Përsosjes së Arsimit (EEE-P) i cili ka vlerë 75 milion $.

Donatorë të tjerë në projekt janë Banka Evropiane e Investimeve dhe Banka e Zhvillimit e Këshillit të Evropës, të cilat po japin nga 15 milion $ secila, si dhe qeveria shqiptare që po kontribuon me 30 milion $.

Pjesë e strategjisë kombëtare të arsimit të Shqipërisë për 2004-2015, EEE-P do të shërbejë si një udhëzues për të ndihmuar forcimin e sektorit, tha zyra e Bankës Botërore në Shqipëri. "Bazuar në aspiratat e Shqipërisë për të mbajtur rritjen e saj ekonomike, për të ngushtuar pabarazitë rajonale dhe pë t'u bashkuar me BE, sfida kryesore në sektorin e arsimit është të zhvillojë një sistem dhe institucione që përgatisin të diplomuarit nga shkolla për të funksionuar me efektshmëri në tregjet e punës, të bëhen ata shtetas aktivë dhe të kontribuojnë për forcimin e aftësisë konkurruese të Shqipërisë," tha Banka Botërore.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

EEE-P ka katër fusha përparësore. Rreth 10 milion $ do të shkojnë për forcimin e kryesimit, drejtimit dhe qeverisjes së sistemit arsimor. 26 milion $ të tjera do të shkojnë për përmirësimin e kushteve për nxënien dhe mësimin ndërsa përmirësimit të infrastrukturës arsimore i janë ndarë 32 milion $. Fusha e katërt, hapja e udhës për reformën e arsimit të lartë, do të marrë 7 milion $.

Përpjekjet për të riorganizuar arsimin e Shqipërisë nisën së pari në 1990, me një propozim për të shtrirë shkollimin e detyruar nga tetë në dhjetë vjet. Një vit më pas, megjithatë, një krizë e madhe politike e ekonomike në Shqipëri dhe shkatërrimi i rendit publik që e pasoi, e zhytën në kaos sistemin shkollor. Mungesa ekstreme e librave shkollore dhe e furnizimeve të tjera patën një efekt shkatërrrues në veprimet në shkollë, duke e bërë Italinë dhe vende të tjera të ofronin ndihmë materiale.

Nëpër vite, shumë mësues u rivendosën nga zonat rurale në ato urbane, duke lënë mangët shkollat e fshatit dhe duke shtuar rradhët e të papunëve në qytetet; në tërësi, rreth 2,000 mësues lanë vendin. Në fund të viteve 1990, shumë shkolla u rindërtuan për të përmirësuar kushtet e mësimit. Shumica e përmirësimeve ndodhën në qytetet e mëdha të tilla si Tirana, e cila vuan nga klasat me shumë nxënës.

Në shkollat publike dhe private po futen tani kompjuterat, por shumë shkollave u mungojnë ende furnizimet bazë për klasat e laboratorit. Për të përmirësuar sistemin, UNICEF po mbështet strategjitë e reja të mësimit e nxënies, të tilla si metodologjitë bashkëvepruese dhe të vënies në qendër të fëmijëve. Një total prej 200 mësuesish janë trainuar në këto strategji, duke shpënë ecuri të përmirësuara në matematikë dhe lexim midis 1,500 fëmijëve me vështirësi në të mësuarit.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Focus on Ukraine

Reportazh

BE i kërkon Ballkanit të luftojë korrupsionin në sektorin e energjisëBE i kërkon Ballkanit të luftojë korrupsionin në sektorin e energjisë

Një raport i ri rekomandon reforma të sistemit të drejtësisë për t'ia dalë korrupsionit në marrëveshjet energjitike.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Jeni dakord me një propozim për Greqinë që të reduktojë dënimet me burg për njerëzit e dënuar për korrupsion?

Po, vënia e gjobave është mjaft për një ndëshkim për krime jo të dhunëshme
Jo, njerëzit e dënuar për korrupsion dhe mashtrim, duhet të ndeshen me dënime të forta
Nuk e di